0.8 C
Prizren
E diel, 29 Janar, 2023

Telekomi nënshkruan kontrata në të cilat hyn edhe fillimi i përdorimit të 5G-së

Telekomi i Kosovës ka nënshkruar të hënën kontratat për projektin “Migrimi në Kodin Telefonik të RKS dhe Modernizimi i rrjetit mobil”, në kuadër të së cilave hyn edhe përdorimi i teknologjisë 5G.

Përmes kësaj kontrate të nënshkruar nga kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana dhe Gordana Kovaçeviq, presidente e Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi dhe Efthymios Partsalis – Drejtor Gjeneral i Intracom LTD Shkup do të zgjerohet edhe mbulueshmëria me teknologjinë 4G në tërë territorin e banueshëm.

“Ky është projekti më i madh i nënshkruar nga Telekomi i Kosovës pas një kohe të gjatë të mungesës së investimeve. Ky projekt hap rrugë për modernizimin e rrjetit dhe ngritjen në një nivel dukshëm më të lartë të shërbimeve të telekomunikimit për konsumatorët e Telekomit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Telekomi.

Sipas njoftimit, në teknologjinë 5G fillimisht do të instalohen 10 stacione, sa për t’u mundësuar klientëve të fillojnë përdorimin e saj, “e pastaj do të fillohet të zgjerohet komplet rrjeti, përmes projekteve të radhës”.

“Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe zonja Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës me ekipin e saj dhe menaxhmenti i lartë i të dy kompanive”, ka bërë të ditur më tej Telekomi i Kosovës.

Sipas këtij autoriteti telekomunikues, kjo kontratë ka për qëllim modernizimin e rrjetit mobil dhe kalimin në kodin 383, në mënyrë që të sjellë përfitime të rëndësishme për konsumatorët dhe të përmirësojë shërbimet telekomunikuese mobile, përmes instalimit të teknologjisë së fundit në industrinë e telekomunikimeve.

“Telekomi i Kosovës kalon në kodin e vet ndërkombëtar 383 dhe me këtë përfiton duke i mënjanuar kostot e përdorimit të kodit ndërkombëtar të Monakos. Njëkohësisht, Telekomi i Kosovës, në rrjetin ndërkombëtar të telekomunikimeve, nga aspekti teknik do të figurojë si kompani e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Më Shumë

Policia identifikon të dyshuarat e kërkuara për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni në një dyqan në Prizren, janë lajmëruar në stacion...

Rita Ora pozon e zhveshur nga sauna (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit më 27 janar. “You Only Love...

Lajmet e Fundit