9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovë nuk i përkrah masat e reja kundër Covidit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë me dije se në takimin e mbajtur të dielën në lidhje me gjendjen me pandeminë Covid-19, ka vlerësuar se është e rëndësishme që masat kundër përhapjes të këtij virusi të vazhdojnë të zbatohen.

Nga ky bord është thënë se nuk i përkrahin masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra.

“Kryetarët e komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë”, është thënë në deklaratën e Bordit të AKK-së.

Deklarata e plotë e Bordit të AKK-së:

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e sotëm debatoi lidhur me mbylljen e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në këtë takim Bordi vlerësoi se është shumë e rëndësishme që masat kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 të vazhdojnë të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve tanë.

Por, Bordi në anën tjetër vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra. Ky vlerësim vjen për arsye se, përkundër qëllimeve të mira shëndetësore, kjo mbyllje do të ndikojë tepër rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit tonë.

Kryetarët e komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë.

Po ashtu, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se institucionet qendrore dhe shëndetësore duhet të vazhdojnë konsultimet me Kryetarët e Komunave në nivel më të gjerë të përfshirjes, në mënyrë që të kemi vlerësim më real të gjendjes dhe bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal për formën dhe masat kufizuese.

Më Shumë

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Lajmet e Fundit