6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Haskuka reagon ndaj raportimeve se Komuna e Prizrenit kundërshtoi masat anti-COVID të propozuara nga Vitia

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka reaguar ndaj raportimit të një mediumi i cili sipas tij, ka raportuar se komuna që ai udhëheq ka dal kundër masave anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Haskuka ka thënë se në takim nuk ka pasur diçka për të votuar nëse janë kundër apo për.

“Nuk ka pasur diçka për të votuar që ne të jemi “kundër” apo “për”, prandaj lajmet nuk e pasqyrojnë të vërtetën, por agjendat e “gazetarëve”. Në takim, ministri Vitia na informoi për masat e mundshme, por ndër masat e diskutuara nuk ishte “mbyllja totale”, por masa selektive për t’i ndaluar burimet e infektimit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i tij i plotë i Haskukës:

Për çdo vikend nga një lajm të rremë për ne, e sulm ndaj Komunës, edhe sot tradita po vazhdon. Një burim i “KOHA”s paska raportuar që Komuna e Prizrenit paska dal kundër masave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Unë isha në takimin e kryetarëve të komunave me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia . Takimi ishte informues për gjendjen e rëndë me pandeminë COVID-19.

Ministri na informoi që muajin e fundit kanë qenë mbi 28,000 raste të reja me COVID-19 dhe që gjendja në QKUK dhe spitalet e Kosovës është rënduar e që sistemi i shëndetësisë është i stërngarkuar.

Nuk ka pasur diçka për të votuar që ne të jemi “kundër” apo “për”, prandaj lajmet nuk e pasqyrojnë të vërtetën, por agjendat e “gazetarëve”.

Në takim, ministri Vitia na informoi për masat e mundshme, por ndër masat e diskutuara nuk ishte “mbyllja totale”, por masa selektive për t’i ndaluar burimet e infektimit.

Si kryetarë të komunave, ne informuam për gjendjen në komunat tona, problemet që i hasim dhe diskutuam masat që mund të ndërmerren, gjithmonë duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike dhe gjendjen e rëndë të bizneseve.

Unë e informova ministrin që si komunë, ne jemi duke kryer mesatarisht mbi 400 teste rapide COVID-19 në ditë dhe se nga këto rreth 10% dalin pozitiv. Më këtë rast tregova edhe për analizat dhe shërbimet që i japim në Qendrat e Mjekësisë Familjare për të prekurit nga COVID-19, duke filluar nga analizat e gjakut e deri tek shërbimet e rëntgenit. Kërkova nga ministri që të kemi mbështetje në teste rapide, ngase duke bërë testime në masë mund të identifikojmë më shpejtë të infektuarit dhe të izolojmë virusin dhe përhapjen e tij.

Ne fund, të gjithë u dakorduam që masat e reja për parandalim duhet të kenë parasysh ekonominë dhe të jenë bashkë me paketën ekonomike për sektorët e prekur nga pandemia.

Me këtë rast apeloj tek qytetarët që të respektojmë masat për mbrojtje individuale nga pandemia:

Mbani maskën!

Mbani higjienën personale!

Mbani distancën fizike!

Shmangni tubimet!

Më Shumë

Mbi 800 gjoba u shqiptuan gjatë të dielës për shkelje të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 835 persona për shkelje të masave anti-COVID. Në njoftimin e Policisë...

KMDLNj: Të burgosurit në Kosovë meritojnë më shumë vëmendje nga shteti

Që nga shpërthimi i pandemisë e shkaktuar nga COVID–19, njëra prej grupeve më të margjinalizuara që iu janë shkelur të drejtat e njeriut janë...

Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat...

BIK-u: Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë...

Ushtria e Birmanisë po u kërkon para familjarëve të protestuesve të vrarë për t’i marrë trupat e tyre

Ushtria e Birmanisë po u kërkon familjarëve të protestuesve të vrarë të premten që shkoi, nga 85 dollarë për të marrë trupat e tyre. Lajmin...

Kështu pritet të organizohen dasmat nëse lejohen

Nëse Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të lejojë organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera, personat e parë me të cilët do të kenë...

Rahoveci -Ylli në superderbin për kalim direkt në gjysmëfinale

Java e transmetimeve të Superligës së basketbollit kosovar në Artmotion dhe komplet sezoni i rregullt i ndeshjeve përmbyllet me duelet e sotme tejet interesante,...

Publikohet albumi i ri i Elvana Gjatës

Me këngët e Elvana Gjatës nuk kemi kurrë të ngopur, ndaj çdo herë presim me padurim çdo projekt të saj. Para disa ditësh stilisti...

Vjedhje me vlerë 8 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Një person ka njoftuar Policina e Kosovës se gjatë mbrëmjes personat të panjohur janë futur në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar dëm në...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

Rrahet një maroken në Prizren

Një shtetas nga Maroku ka kërkuar tretman mjekësor pasi është sulmuar nga dy persona të panjohur. Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur...

“Më goditi në fytyrë, nuk dua të shkoj aty”/ Një person në Malishevë refuzon të kthehet në shtëpi pasi e rrahu vëllai

Një person në fshatin Balincë të Malishevës e ka denoncuar në Polici vëllain e tij, si të dyshuar për dhunë në familje.Viktima ka deklaruar...

Në Prizren shpërndahen 380 pako ushqimore dhe higjienike për familjen në nevojë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së bashku me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin dhe...

Shkresa e Esad Pashës për “Le temps”, pak para ekzekutimit

“Le Temps” ka botuar, të martën e 15 qershorit 1920, në ballinë, shkresën që Esad Pashë Toptani i kishte dërguar pak çaste para se...

Vidhet kutia me paratë për bamirësi në Prizren

Në rrugën “Isuf Gërvalla” në Prizren dje është arrestuar një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”. I arrestuari dyshohet se ka vjedhur një kuti...

Ramazani i dytë në izolim, besimtarët myslimanë nisin agjërimin

Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia. Klerikët në të...

Lajmet e Fundit