12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Çahet asfalti dhe rrëshqet dheu në pjesë të rrugës Zaplluxhë-Prizren

Autoritetet komunale të Dragashit kanë bërë të ditur se si pasojë e reshjeve atmosferike të ditëve të fundit ka pasur rrëshqitje të dheut dhe çarje në pjesë të rrugës Zaplluxhë-Prizren, projekt ky që ishte përuruar në verë të vitit të kaluar si rezultat i investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas drejtuesve të kësaj komune, ministria përkatëse është njoftuar me ndodhitë e fundit në pjesë të kësaj rruge dhe është kërkuar intervenimi sa më i shpejtë, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, zyrtarët e MI-së kanë bërë të ditur se mirëmbajtja rutine e kësaj rruge nuk është nën kompetencat e këtij dikasteri qeveritar dhe se është përgjegjësi e komunave të Prizrenit dhe asaj të Dragashit, derisa kanë konfirmuar se në këtë segment janë duke analizuar intervenimin e mundshëm në hyrje të fshatit Lez të Prizrenit, ku sipas tyre ka ndodhur një rrëshqitje për shkak të reshjeve atmosferike dhe terrenit malor.

Më Shumë

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Lajmet e Fundit