6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Caktohet ekspertizë financiare në gjykimin ndaj menaxherit të prokurimit në Dragash

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka vazhduar edhe sot gjykimi ndaj të akuzuarit Nuro Ismaili., i cili po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Drejtësia Sot raporton se, Ismaili po akuzohet se gjatë periudhës së vitit 2019, në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik (Avni Murtezi) B.I. dhe lidhë kontratë me Operatorin më të shtrenjtë për 25.680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës.

Fillimisht prokurori i shtetit Mehdi Sefa, i propozoj gjykatës për angazhimin e një eksperti të prokurimit, në mënyrë që eksperti ta jepe një mendim profesional lidhur me procedurat e tenderimit.

Me propozimin e prokurorit të shtetit u pajtua edhe i akuzuari Ismaili, duke shtuar se eksperti duhet të sqarohet se a është shkelur dispozita ligjore lidhur me konfiskimin e garancisë së tenderimit.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, me anëtarët Xhemshit Galushi dhe Vjollca Buzhala, vendosën që propozimi i prokurorisë të aprovohet, kurse seanca e radhës të caktohet pas sigurimit të raportit financiar nga ana ekspertit Agim Sheqiri.

Sipas aktakuzës gjatë  periudhës së vitit 2019, i pandehuri si person përgjegjës menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitoj dobi pasurore për persona tjerë.

Tutje, aktakuza përshkruan se në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042 konkretisht neni 57 par 1, ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit me nr. 621-19-1413-1-1-1 i dt, 05.05.2019 në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik (Avni Murtezi) B.I. i cili nuk arrin të siguroj një vërtetim nga ATK-ja që ka pagur tatimin dhe nga Gjykata Ekonomike që nuk është gjykuar si person juridik dhe kështu lidhet kontrata me Operatorin më të shtrenjtë për 25.680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës.

Me këto veprime sipas prokurorisë, ka kryer kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 1. lidhur me par. 3 nën par. 3.2 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Lajmet e Fundit