5.8 C
Prizren
E premte, 7 Tetor, 2022

Çarjet e brendshme ia fuqizojnë Erdoganit pushtetin

Përplasjet politike që kanë shpërthyer lidhur me dorëheqjen e ministrit të Financave të Turqisë, dikur një prej figurave më të fuqishme, paraqesin një mundësi të artë për presidentin Recep Tayyip Erdogan që merret me uljen e gjakrave dhe tensioneve brenda partisë së tij për një figurë me ndikim dhe përçarëse.

Berat Albayrak, dhëndër i Erdoganit, ka thënë se po jepte dorëheqje, duke befasuar me vendimin e tij. Tërheqja e befasishme e një prej figurave qendrore të rrethit të ngushtë të Erdoganit ka tronditur qeverinë dhe ka minuar presidentin i cili kaherë e ka mbrojtur fort, thonë zyrtarët, transmeton KOHA.

Por, kjo po shihet edhe si mundësi për ta kthyer mbështetjen e anëtarëve të pakënaqur brenda partisë në pushtet, AK. Ata janë njerëz që ndiheshin të margjinalizuar prej ngritjes së shpejtë të ish-biznesmenit 42-vjeçar, i cili kishte marrë përsipër kujdesin për ekonominë e trazuar, thonë burimet.

Anëtarët që ndiheshin të lënë anash, përfshirë edhe disa deputetë, kishin nisur ta shqyrtonin largimin nga partia dhe të kalonin në njërën prej dy partive që janë themeluar prej ish-themeluesve të AK-së dhe ish-aleatëve të Erdoganit, kanë bërë të ditur tri burime brenda rrethit të Erdoganit. Ata kanë folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Diçka e ngjashme po ndodhte për herë të parë nën lidershipin e Erdoganit”, ka deklaruar një zyrtar i afërt me partinë, duke iu referuar 17 vjetëve të dominimit të skenës politike turke nga Erdogani pas zgjedhjes kryeministër më 2003.

Anketimet kanë treguar gjithashtu se mbështetja për AKP-në po pëson rënie në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, inflacionin e lartë dhe lirën në telashe.

Zhvillimet e sivjetme nënkuptojnë se “do të mund të kthehen ata që ishin të pakënaqur, ose që kishin nisur ta humbnin shpresën”, ka deklaruar zyrtari, duke iu referuar dorëheqjes së Albayrakut.

Partitë opozitare kanë thënë gjatë javës së dorëheqja e dhëndrit të Erdoganit ka spikatur “krizën” dhe se ndërrimi i ministrave nuk mjafton për ta shpëtuar ekonominë e vendit.

Në parlament Erdogani premtoi gjatë javës një strategji të ngritjes ekonomike të bazuar në stabilitet, inflacion më të ulët dhe investime ndërkombëtare, një devijim i madh toni nga presidenti që vazhdimisht ka fajësuar të huajt për problemet ekonomike të Turqisë.

Fjalimi pasoi një raund bisedimesh që i mbajti gjatë javës me zyrtarë dhe bankierë për krizën e lirës turke në nivele rekorde kundrejt dollarit, edhe pse Ankaraja zyrtare ka ndarë 100 miliardë dollarë sivjet për ta frenuar rënien e lirë të valutës turke.

Drejtorët ekzekutivë të bankave shtetërore i kanë kërkuar Erdoganit që të kërkojë investime të jashtme financiare, me qëllim që t’i jepet shtytje ekonomisë së vendit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit