21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Çeku: Vendimi për ndalimin e boksierëve kosovarë është marrë me direktiva të Serbisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku, tha se e dënojmë rëndë vendimin për ndalimin e boksierëve kosovar, teksa theksoi se ky veprim i organizatorit është vendim që është marr nga qeveria e Serbisë.

“Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovar në kampionatin botëror të boksit. Vendimin për mohimin dhe së drejtës për të përfaqësuar shtetin e tyre në kampionatin botërorë është shkelje e të gjitha kartave dhe rregullave ndërkombëtare të sportit”, tha Çeku.

Ai theksoi se ndalimi i boksierëve, është vendim i marr me direktiva të Serbisë.

“Ne konsiderojmë se ky veprim i organizatorit të Kampionatit Botëror të Boksit në Beograd, është vendim i marr me direktiva të Serbisë”.

Tutje, Çeku tha se kemi kërkuar reagim edhe nga ambasadat e shteteve në Kosovë.

“Ne kemi kërkuar reagim edhe nga Ambasadat e shteteve në Kosovë, që me autoritetin e tyre të ndërhyjnë në këtë vendim, dhe t’u mundësohet boksierëve tanë pjesëmarrja në kampionatin botëror të boksit”.

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme tek strukturat udhëheqëse të Federata Botërore të Boksit dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për ndërhyrjen e politikës serbe në sportin kosovar”, tha Çeku.

Më Shumë

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë...

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Lajmet e Fundit