5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Çka është e rëndësishme në një punë, përveç pagës?

Sipas Shoqërisë për menaxhimin e Burimeve Njerëzore (2016):

  • 26% e punonjësve në ShBA ndjejnë që kultura e kompanisë është një aspekt jetësor për kënaqësinë në punë.
  • 59% mendojnë se mundësia për rritje personale ose avancim është një aspekt i rëndësishëm në punë.
  • 14% janë të mendimit që trajnimet specifike në punë dhe dhe zhvillimi i aftësive është i nevojshëm për kënaqësinë që marrim nga puna.
  • 6 faktorë që shkojnë përtej rrogës.

Kur peshoni një punë mos u mahnisni apo llahtariseni nga rroga – përfitime të tjera mund të jenë më të rëndësishme nga sa mendoni.

  1. Vendndodhja

Nëse jeni duke ndryshuar vendodhjen rajonale të një pune, si do të ndikojë ky ndryshim te ju? Nëse jeni duke u vendosur me punë në një zonë krejtësisht të re, sa do të jetë kostoja e jetesës tuaj?

Pyesni punëdhënësit e mundshëm

  • Do të ndihmojë kompania në pagimin e kostove për planin e zhvendosjes që ka?
  • A janë zhvendosjet e punonjësve të brenshëm të mundura brenda kuadrit të kompanisë?
  1. Mundësia për t’u rritur

Ju dëshironi një punë që të nxjerrë në pah talentin që keni dhe të zhvillojë karrierën tuaj.

Pyesni punëdhënësin e mundshëm

  • Çfarë trajnimi ofrohet me punën që do të bëni?
  • A ndihmon kompania me tarifat e shkollimit për kualifikimet profesionale?

     3. Kultura e kompanisë

Mbani në konsideratë çfarë kulture e kompanisë përshtatet me personalitetin tuaj –psh një kompani e vogël apo një korporatë e strukturuar ndërkombëtare.

Pyesni punëdhënësin e mundshëm

  • Si ndërveprojnë departamentet e ndryshme?
  • Çfarë aspektesh të kompanisë tuaj ju bëjnë të shijoni punën atje?
  1. Pushimet dhe puna fleksibël

Puna juaj duhet të ketë një balancë të shëndetshme jetë/punë, duke ju lejuar të shijoni kohën tuaj të lirë dhe të manipuloni përgjegjësitë që keni.

Pyeni punëdhënësin e mundshëm

  • Sa ditë pushim janë të lejuëshme?
  • Ofroni ju orar fleksibël dhe mundësi të punuari nga shtëpia?
  1. Programi i mirëqënies

Një punëdhënës i mirë do të investojë në mirëqënien tuaj duke subvencionuar anëtarësimin tuaj në palestër ose programet e shëndetit të sponsorizuar nga punëdhënësi.

Pyesni punëdhënësin e mundshëm

  • Çfarë opsionesh për sigurimet shëndetësore janë të mundura?
  • Mundësoni plane fitnesi?
  1. Përfitimet vullnetare

Sigurimet e jetës, sigurimet e invaliditetit, kujdesi për fëmijët, kujdesi për të moshuarit janë thelbësore për një punonjës të kohëve moderne.

Pyesni punëdhënësin e mundshëm

  • Cilat gjëra që përfitoj falas përfshihen mbi pagën që marr?
  • Ka mënyra të tjera me të cilat ju mbështesni punonjësit tuaj?

 

Këshillë: Nëse jeni duke parë për një ndryshim në kompani gjithmonë shikoni përtej pagës tuaj. Ndoshta kjo do të rrezikojë pagën tuaj, por përfitimet e tjera do t’ju bëjnë një njëri më të lumtur në punën që bëni.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1960 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.   Temperaturat ditën e diele do të jenë...

Lajmet e Fundit