15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Çmimet KULT “sheshojnë” kufijtë

KULT-cmimetKëtë vit, çmime speciale dhe për personalitetet më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë.

Akademia KULT sjell mbrëmjen gala të ndarjes së Çmimeve KULT në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Që prej vitit 2005, Çmimet KULT janë shndërruar në një traditë unike dhe pikë e rëndësishme referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore dhe artistike më të arrira të vitit. Nëpërmjet vlerësimeve për krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Akademia KULT përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset.

Një ngjarje që pritet me vëmendje, interes dhe emocion, së pari nga vetë artistët. Pritja dhe jehona që i ka rezervuar këtij aktiviteti prej një dekade komuniteti i artistëve dhe i artdashësve, janë treguesit më domethënës për nevojën e këtyre çmimeve, për besimin në rritje që ato kanë ndërtuar vit pas viti dhe peshën që kanë fituar në ravijëzimin, në kohëzgjatje të sistemit të referimit dhe të vlerave. 404 është numri i artistëve të nominuar këto vite, nga të cilët, 101 janë shpallur fitues të Çmimit KULT. Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë KULT, duke e shndërruar atë në një institucion të vërtetë të identifikimit dhe promovimit të vlerave.

Në këtë përvjetor të 10-të të ndarjes së çmimeve, Akademia KULT ka vendosur të japë disa vlerësime speciale për disa nga personalitetet më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e më gjerë. Kjo risi vjen natyrshëm në këto kohë hapjeje, komunikimi e ndërveprimi kulturor mes gjithë hapësirave shqiptare në rajon, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjelltë. Duke filluar nga edicioni i ardhshëm, juritë e Çmimeve KULT do të zgjerohen duke përfshirë në vlerësimet e tyre prurjet kulturore e artistike të të gjitha trevave të tjera shqiptare. Edicioni i 10-të premton gjithashtu një mbrëmje gala unike, me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj, të cilët do të kalojnë në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, më i veçanti i hapësirës shqiptare për nga vlerat që sjell bashkë. /Mapo/

Të nominuarit për çmimet KULT

Interpretuesi Lirik i Vitit:

-Armand Likaj: Don Xhovani, opera “Don Xhovani”

-Etleva Golemi: Floria Toska, opera “Toska”

-Gëzim Myshketa: Ali Pasha, opera “Ali Pasha i Janinës”

-Mariana Leka: Dona Ana, opera “Don Xhovani”

Instrumentisti i Vitit:

-Different Trains Festival (Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, Arben Spahiu, Vlorent Xhafaj,

Olsi Leka, Dhurata Lazo): koncert.

-Ermir Abeshi : Violinë, Koncert recital.

-Jonian Kadesha: Violinë, Koncert recital.

-Merita Rexha: Piano, Koncert recital.

Albumi muzikor i Vitit:

-Dren Abazi: “After Party”

-Grupi Lynx: “Sa pak mjafton”

-Vesa Luma: “Pop Cult”

-Yllka Kuqi: “Dhe të dua”.

Aktorja e Vitit:

-Eriona Kakeli: Helena, “Ëndrra e një nate vere”.

-Ina Gjonçi: Suzana, “Kasollja e vogël”.

-Natasha Sela: Nora, “Hajdutja e bukur”

-Rozi Kostani: Vojkova, “Konkursi”.

Aktori i Vitit:

-Arben Derhemi: Johan Padam, “Johan Padam në kërkim të Amerikave”.

-Genci Fuga: Filipi, “Kasollja e vogël”.

-Helidon Fino: Edipi, “Edipi mbret”.

-Robert Ndrenika: Kostaqi, “Shshsh…Ule Zërin”.

Regjia teatrale e Vitit:

-Elma Dorezi: “Tri mendje në ankand”.

-Ilir Bokshi: “Edipi mbret”.

-Milto Kutali: “Johan Padam në kërkim të Amerikave”.

-Sesilia Plasari: “Kasollja e vogël”.

Filmi shqiptar më i mirë:

-Bujar Alimani: “Amnistia”.

-Edmond Budina: “Ballkan Pazar”.

-Gjergj Xhuvani: “Lindje Perëndim Lindje”.

-Joni Shanaj: “Pharmakon”.

Artisti Pamor i Vitit:

-Adrian Paci: Ekspozitë kolektive, “Pasolini Prossimo Nostro”.

-Genti Korini: Ekspozitë personale, “Abstrakt-Struktura Kalimtare”.

-Rexhep Ferri: Ekspozitë personale , “Larg dhe afër”.

-Vladimir Llakaj: Ekspozitë personale, “Portret Historik”.

Libri Studimor i Vitit:

-Dhurata Shehri: “Statusi i Kritikës”.

-Gëzim Qëndro: “Gjuha Pamore”.

-Thimi Nika: “Historia e filatelisë shqiptare”.

-Vasil Tole: “Himni Kombëtar”.

Libri artistik i Vitit:

-Balil Gjini “E katërta”, roman.

-Besnik Mustafaj: “Autoportret me teleskop”, roman.

-Krenar Zejno: “Lavd librit”

-Rudi Erebara: “Lëng argjendi”, poezi.

Përkthimi i Vitit:

-Donika Omari “Vepra në të zezë” – Marguerite Yourcenar.

-Nonda Varfi: “Ëndrrat e ujqve” – Yasmina Khadra.

-Romeo Çollaku: “Vrasësja” – Alexandros Papadiamantis.

-Saverina Pasho: “Ne të gjallët” – Ayn Rand.

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Lajmet e Fundit