10.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

“Column” i Ujkan Hysajt kthehet me çmim të parë nga Pogradeci

Column-filmNjë garë kinematografike krahas shijeve të pazakonta të ushqimit ballkanas u mbajt për 6 ditë rresht në Pogradec. Mbrëmë në fund të kësaj veprimtarie, festivali Ballkanik i Filmit dhe Ushqimit, ku garuan 60 filma të metrazhit të gjataë, të shkurtër apo dokumentar, shpalli çmimet e tij. Juria e përbërë nga Andrea Görtler, Antoine Avignon, Jaromir Sofr, Pamela Cohn dhe Robert Pichler vlerësoi me çmimin e madh të festivalit filmin kroat “Halima’s Path” të regjisorit Arsen A. Ostojic. Çmimi i jurisë për filmin më tetrazh të gjatë iu dha filmit maqedonas “Skopje Remix”, çmimi për skenarin më të mirë iu dha filmit rumun “Happiness Pill”, çmimi i dokumentarit më të mirë iu dha filmit maqedonas “Sound Seekers”.

Çmimi i filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër iu dha filmit “Column” i regjisorit kosvar Ujkan Hysaj. Çmimi i dytë i filmit të shkurtër iu dha filmit kosovar “Wedding Tape” të regjisorit Ariel Shaban. Çmimi i tretë po i metrazhit të shkurtër iu dha filmit serb “Springtime Suns” të regjisorit Stefan Ivancic. Ndërsa çmimi i katërt në këtë kategori iu dha filmit shqiptar “Antena” të regjisorit Gentian Koçi, transmeton Koha.

Festivali nisi ditën e hënë me 2 shtator. Në të morën pjesë kineastë me filmat e tyre nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia, Turqia dhe Sllovenia. Këtë vit festivali, I cili shënoi edicionin e tretë pati një interes dhe pjesëmarrje maksimale, duke risjellë përveç artit të kinematografisë, edhe atë të kuzhinës. Pjesmarrësit kanë treguar se për çdo ditë ofrohej dreka me gatime tradicionale të një prej vendeve ballkanike, drekë e cila mblidhte së bashku pjesëmarrësit, e që ia linte vendin pasdites së mbushur me filmat, të përzgjedhur me kujdes nga organizatorët e këtij festivali. Gjatë ditëve të festivalit, është vënë re prania e emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Ema Andrea etj.

Sipas regjisorit Eno Milkani, njëherësh një prej organizatorëve përpjekja kryesore ishte përcjellja e një mesazh, se si të kapërcehen kufijtë konvencionalë. “E kush më mirë sesa arti dhe kuzhina mund ta bëjnë këtë. Është pak a shumë i njëjti format me filma dhe gatime, por ndryshe nga një vit më parë, këtë herë menduar që të miksojmë edhe filmat. Ata nuk ishin më të ndarë me net, sipas vendeve ballkanike, por në një natë shfaqeshin disa filma nga vende të ndryshme”, ka thën regjisori Milkani, duke theksuar se edhe në vijim në edicionet e ardhshme synimi mbetet ai i shkëmbimit të eksperiencave dhe gjetjeve të reja.

Po ashtu organizatorët pohuan se Festivali Ballkanik i Filmit dhe kulinarisë, përveç promovimit të filmave dhe njohjen e publikut me to, ka për qëllim edhe promovimin e resurseve turistike të qytetit të Pogradecit.

ÇMIMET
? Çmimin e madh “Halima’s Path” i regjisorit kroat Arsen A. Ostojic.
? Çmimi i jurisë “Skopje Remix”
? Çmimi për skenarin më të mirë “Happiness Pill”
? Çmimi i dokumentarit më të mirë “Sound Seekers”
? Çmimi i filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër “Column” i regjisorit Ujkan Hysaj.
? Çmimi i dytë i filmit të shkurtër “Wedding Tape” i regjisorit Ariel Shaban
? Çmimi i tretë po i metrazhit të shkurtër “Springtime Suns” të regjisorit Stefan Ivançiq.
? Çmimi i katërt në këtë kategori “Antena” të regjisorit Gentian Koçi

Më Shumë

Mbahen homazhe në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush...

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit