9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Filma shqiptarë të të gjitha zhanreve

Film-falja e gjakutInteresi i brezit të ri të regjisorëve dhe skenaristëve për kinemanë është rritur shumë vitet e fundit. Numri i projekteve filmike po përkthehet në filma, sidomos këtë vit. Në ndryshim nga viti i kaluar, ku kjo kërkesë e madhe nuk përkthehej dot në filma për shkak të mungesës së buxheteve si nga QKK-ja ashtu dhe nga subjekte private, sjell një pamje krejt tjetër gjatë 2013-ës. Jo se buxhetet janë rritur, por subjektet private po i qasen gjithnjë e më shumë filmit me buxhet të ulët. Deri tani janë katër filma në proces prodhimi që presin të shfaqen premierë brenda këtij viti.

Regjisorja Rudina Vojvoda dhe skenaristi Koloreto Cukali janë në etapat e fundit të së parës komedi shqiptare. Komedia “Femrat” do të ketë premierën gjatë muajit shtator. Pas premierës në Tiranë, ambicia e regjisores Vojvoda është që filmi të prezantohet edhe për publikun e huaj në disa festivale ndërkombëtare. Është gjithashtu i pari film shqiptar që realizohet në këto 23 vjet në zhanrin e komedisë. “Komeditë janë zhanri më i shitur në botë. Për fat të keq, në Shqipëri ka pak filma komikë dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin sesa humor kemi ne si popull apo sa e duam humorin”. Sipas regjisores Rudina Vojvoda, kjo ka të bëjë me fondet për film dhe axhendat e atyre që japin këto fonde. Por nuk është komedi fakti që stafi realizues i këtij filmi pret fitimet që do të nxirren nga shpërndarja e filmit për t’u paguar. Një tjetër regjisor që ka nisur punën në sheshxhirim është dhe Fatmir Koçi. Pas suksesit me filmin “Koha e Kometës”, regjisori Fatmir Koçi i rikthehet ekranit të madh të kinemasë me filmin “Amsterdam Ekspres”. Në këtë prodhim Koçi është dhe skenarist i filmit. “Amsterdam Express” tregon historinë e një emigranti shqiptar në Amsterdam, i cili joshet nga jeta e metropolit dhe bie viktimë e trafikuesve të drogës dhe mishit të bardhë. “Unë kam kërkuar të sjell një histori dashurie, por një histori që komplikohet nga kushtet sociale në të cilat gjenden të rinjtë shqiptarë dhe çfarë janë të detyruar ata të bëjnë nganjëherë, thjesht për të mbijetuar në një botë ku mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë”, – thotë regjisori Fatmir Koçi, shkruan Mapoonline.

Regjisori Namik Ajazi dhe aktorët Eva Alikaj, Amos Zaharia, Myzafer Zifla, Guljem Radoja etj., kanë realizuar ndërkohë skenat e filmit “Amaneti”. Edhe premiera e këtij filmi pritet të jetë në fund të këtij viti. “Amaneti”, me skenar të Ruzhdi Pulahës, rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ua ka përgatitur të tjerëve. Ngjarjet zhvendosen në vitin 1982. Është koha kur është eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij.

Në qendër të filmit është djali i ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit, të cilit i është kërkuar nga i ati të çojë në vend amanetin e tij: Të bëjë publikë disa dokumente sekrete që i ka besuar babai, pas vdekjes së tij. Regjisori është shprehur në media se shpreson të realizojë një film të mirë, ku ata që kanë jetuar diktaturën të shohin të vërtetën, të rinjtë të mësojnë më shumë dhe të huajt të njohin Shqipërinë, të cilën e kanë parë vetëm përmes historish emigrantësh apo mafiozësh.

Por këtë vit duket se do të kemi një bollëk prodhimesh për të gjitha zhanret. Një serial i ri televiziv këtë radhë do të fillojë të shfaqet në ekran. “O Sa mirë” titullohet seriali më i ri, i cili ka për temë bashkimin kombëtar. Ai është një realizim i përbashkët i ‘K-Studio’ dhe ‘Digitalb’, që ka mbledhur disa prej aktorëve më të njohur. Seriali po realizohet nën regjinë e Ilir Bokshit dhe interpretimin e aktorëve: Enver Petrovci, Olta Daku, Koço Devole, Helidon Fino, Xhevdet Jashari etj. Skenari është realizuar nga Ard Islami dhe Erion Kame. Ngjarjet zhvillohen në një shkollë private, e cila është hapur enkas për disa nxënës të privilegjuar, të mbledhur nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Enver Petrovci do të luajë rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Koço Devole do të jetë njëri nga profesorët në të. Seriali do të fillojë të transmetohet në fillim të tetorit.

Prodhime me co-producent

Filmi është një luks i shtrenjtë për shqiptarët. Ndaj është gati-gati e pamundur të realizohet një produkt 100% shqiptar. Vetëm regjisori Namik Ajazi ka arritur të sigurojë me shumë vështirësi mbështetjen e QKK (Qendra Kombëtare e Kinematografisë), pasi priti rreth katër vjet që projekti i tij të miratohej nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, për të filluar nga puna për filmin e parë artistik me metrazh të gjatë. Por as kjo nuk mjaftoi. Një mbështetje nga kompani të huaja siguroi realizimin e filmit. Amaneti është një prodhim shqiptari-italian.

”Femrat” gjithashtu është një bashkëpunim ndërkombëtar. Muzika, kinematografia, montimi, zëri janë bërë nga specialistë të huaj, ndërsa arti, kostumografia, animacioni dhe aktorët janë shqiptarë. Fatmir Koçi me “Amsterdam Ekspres” sjell të parin bashkëprodhim me Britaninë e Madhe të kinemasë shqiptare. Lista e co-producentëve në fakt është më e gjatë se kaq. Filmi është një bashkëprodhim Shqipëri-Britani-Holandë-Gjermani. Mike Downey, përfaqësuesi i kompanisë filmike britanike, thotë se kinemaja shqiptare ka qenë prej kohësh në vendnumëro. “Ne shpresojmë se me ‘Amsterdam Express’ dhe me talentin e pamohueshëm të Fatmir Koçit, të mund të nxisim industrinë e filmit shqiptar që ka qëndruar për një kohë të gjatë në apati”.

Më Shumë

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit