6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Deputetët e shqetësur nga deklarimet e kryetarëve të komunave serbe

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet me deklarimet jashtë rendit të ditës. Si pozita ashtu edhe opozita kanë shprehur shqetësim për paralajmërimet se kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe nuk do ta njohin juridiksionin e Republikës së Kosovës.

Ata kërkojnë që formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet në bazë të marrëveshjes së 19 prillit.

Në seancën e sotme të Kuvendit shumica e deputeteve e shohin si sfidë të institucioneve mos njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e kryetarëve të zgjedhur në komunat serbe. Arsim Bajrami, nga PDK i bënë thirrje gjithë institucioneve përkatëse të Kosovës që të monitorojnë ligjshmërinë e punës së kryetarëve të komunave serbe:

”Janë pikërisht provokimet që bëhen tani nga kryetarët e zgjedhur të komunave veriore, pra jo nga përfaqësuesit jo ligjor, por nga kryetarët e zgjedhur të komunave, se nuk do të pranojnë juridiksionin e Kosovës, përkatësisht nuk do të futen në skemat e pushtetit lokal të përcaktuar në Kosovë. Mendoj se kjo është një sfidë tani për Kosovën dhe unë angazhohem që të gjitha institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria, Ministria e Pushtetit Lokal, të marrë të gjitha masat e nevojshme të parapara me kushtetutë dhe ligj, që të monitorojë ligjshmërinë e punës së kryetarëve të komunave serbe dhe të asambleve komunale dhe të parandalojë çfarëdo veprimi jo kushtetues apo veprimi jo ligjor eventual nga këto komuna”, theksoi ai.

Bajrami kërkoi edhe nga BE që të mos i jap statusin e shtetit kandidat Serbisë deri sa nuk ka prova të sigurta që komunat serbe nuk integrohen brenda skemës së pushtetit lokal të Kosovës.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmendi pasojat e marrëveshjes së 19 prillit, që po e mundëson krijimin e një Republike serbe në Kosovë.

”E kemi Serbinë në Kosovë të forcuar politikisht me pushtet të legalizuar me polici e gjyqësi të ndarë. Kemi kryetar komunash që deklarojnë se nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe se do të punojnë drejtëpërdrejtë për Serbinë në Kosovë. Kryetarë që po përgatiten ta formojnë republikën e tyre serbe të quajtur asociacion i komunave. Ky pra është rezultati i negociatave të udhëhequra nga Hashim Thaçi, e të miratuara nga PDK, LDK, AAK dhe AKR”, tha ai.

Donika Kadaj-Bujupi nga AAK, tha se nuk pranojnë asnjë ndryshim nga ajo që është definuar me marrëveshje të 19 prillit, përndryshe do të ketë rishikim të pozicionit ndaj dialogut.

”Nëntë kryetarëve të porsazgjedhur dëshirojmë t’ua rikujtojmë se janë zgjedhur sipas ligjeve të Kosovës dhe duhet të japin betimin sipas Kushtetutës dhe sipas ligjeve të Kosovës, cfarë do dështimi për të dhënë këtë betim do të prodhojë aspekte të tejra, ose do të duhej të shkohet në zgjedhje të reja. Pra ti përmbahemi asaj çka është votuar në këtë parlament, përndryshe do të ketë rishikim të pozicionit ndaj dialogut”, theksoi ajo,shkruan RTK

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se për këtë shqetësim është dashur të mendohet me kohë. ”Tash po e keni temë këtë çështje, unë po ju përkujtojë se ma shumë se 80 deputetë e kanë votuar marrëveshjen e 19 prillit. Me kohë është dashur me i pas parasysh do gjëra”, theksoi Krasniqi.

Më Shumë

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit