21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dështimi i Bllokut – fitore e Thaçit

Arbana XharraShkruan: Arbana Xharra

Kauza e përbashkët i uli në tavolinë. Ndonëse, jo pak akuza të rënda kanë pasur ndaj njëri-tjetrit gjatë periudhave të ndryshme politike, ata, megjithatë, vendosën që të bëhen bashkë për ta rrëzuar Hashim Thaçin.

Madje, disa nga liderët politikë bënë kompromise të dhimbshme. Isa Mustafa nga partia e dytë më e madhe në vend hoqi dorë nga posti i kryeministrit, duke ia dorëzuar këtë shans Ramush Haradinajt. Nga ana tjetër, Albin Kurti nuk po këmbëngul më (jonegociata), ai ka ndryshuar qasjen, nuk është kundër dialogut, por po kërkon ridefinim të marrëveshjes.
Ka bërë të qartë se nëse i pranohen disa kushte do të jetë pjesë e Qeverisë. Dy befasi këto për elektoratin, opinionin, por njëkohësisht të papritshme edhe për vetë kreun e PDK-së. Lëvizje, këto politike i dhanë sinjal të qartë Thaçit, se marrëveshja e Bllokut nuk është thjesht “komunikatë”.

Vetëm përfytyrimi se rrjeti i njëjtë që ka kapur çdo segment të shtetit mund edhe katër vjet të qeverisë Kosovën, për herë të parë mobilizoi opozitën.

Tash Blloku bashkë me “Vetëvendosjen” kanë një shans të madh për të dëshmuar se mund ta dërgojnë Thaçin në opozitë. Zgjidhja e mospajtimeve që kanë për ta arritur marrëveshjen e përbashkët të tyre, në mënyrë që të marrin përfundimisht përkrahjen e “Vetëvendosjes” është e vetmja shans që t’i japin fund qeverisjes së PDK-së.

Marrëveshja që ka nisur me vetë iniciativën e “Vetëvendosjes” dhe gatishmërinë e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s , duhet përfunduar me seriozitet ashtu siç edhe ka nisur. Përndryshe, çdo dështim i kësaj nisme do të forcojë përfundimisht pozicionin e Thaçit. Kjo iniciativë është edhe test i efektshmërisë së një gatishmërie të Bllokut opozitar për ndryshim. Por, nëse Blloku nuk e mbaron marrëveshjen ashtu siç e kanë nisur me idenë për largimin e Thaçit, ata do të ndëshkohen nga opinioni edhe në zgjedhje.

LDK, AAK, NISMA, sot e kanë shansën të merren vesh përfundimisht me “Vetëvendosjen”, të pajtohen rreth një programi qeverisës, por edhe ndëshkues ndaj Thaçit.

Duhet ta dinë, se jo vetëm më dërgimin në opozitë të Thaçit do të zgjidhen problemet e Kosovës. Blloku duhet ta ketë të qartë së PDK-ja ka në duar 37 agjenci të shtetit, i shtrirë në dy segmente: i pari ai zyrtar, ku deri më tash është bërë sikur qeveriset, por që në realitet është ndërtuar mekanizimi, i cili nën hije kontrollon gjithçka, nga pazaret ditore të bizneseve të mëdha deri te vendimet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, atëherë kur prekën interesat klanore.

Qeveria e re duhet të jetë ekip për ndryshime cilësore, duke nisur nga thyerja e rrjetit, i cili ka kapur shtetin, shfuqizimi i të fortëve në emër të pushtetit, luftimi i pakompromis i korrupsionit, prishja e monopoleve, llogaridhënia për pasurinë që nuk arsyetohet nga e gjithë skena politike dhe ndëshkimi i tyre.

Një populli në mos më i varfri në Evropë i frikësuar deri më tani se për çdo shenjë kryengritjeje do të pasojë hakmarrja nga ana e pushtetit, është lodhur nga manipulimet politike. Nëse sot dështojnë të arrijnë marrëveshje përfundimtare Blloku me “Vetëvendosjen”, për shkak të mungesës së një opozite të mirëfilltë do t’i sigurojnë mbijetesën e pushtetit të njëjtë, dhe në fund fitoren për Thaçin.

Më Shumë

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Lajmet e Fundit