6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dillian Whyte: Fitorja e Furyt ilegale, humba nga shtyrja jo nga aperkati

Dillian Whyte thotë se është fitorja e Tyson Furyt ndaj tij është e paligjshme, duke e akuzuar bashkatdhetarin e vet se e shtyu me dy duart për ta rrëzuar në tapet gjatë luftës për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC.

Whyte u lëndua nga një goditje me aperkat në rundin e gjashtë, por ai këmbëngul se gjyqtari është dashur ta ndëshkonte Furyn për shtyrjen me duar që ia bëri, si pasojë e të cilës ai ra me kokë në tapet.

34-vjeçari beson se meritonte më shumë kohë se sa thjesht 10 sekonda për ta rimarrë veten, për shkak se Fury e shtyu me duar.

“U trullosa, por natyrisht se po përpiqesha ta rimarr vetëdijen dhe ai me shtyu fort dhe unë u rrëzova dhe e godita kokën në tapet, gjë që është e jashtëligjshme”, tha Whyte për Sky Sports.

“Ky nuk është sport i mundjes, ky është boks. Mua është dashur të më lejohej kohë shtesë për ta rimarr veten dhe për ta vazhduar luftën”.

Whyte shtoi: “Më zuri, nuk ka dyshim. Ai më zuri me një goditje të mirë. Unë tentova aperkatin e majtë, ai tentoi aperkatin e djathtë. Ai është paksa më i gjatë se unë, prandaj ai më goditi [i pari]. U lëndova nga ajo goditje dhe po përpiqesha ta rimerrja vetëdijen dhe ai më shtyu me të dy duart. Gabim i tmerrshëm nga gjyqtari, por ndodhi çfarë ndodhi”.

“Është dashur të më jepej kohë për ta rimarr veten, për t’u kthyer në qoshen time, por Fury ia hedh paq pa u ndëshkuar shumë herë”.

Whyte e pësoi një çarje të keqe në syrin e djathtë në rundin e katërt dhe kjo ishte hera e parë që i ndodh atij në 31 luftëra profesionale.

“Ai mbështetej mbi mua vazhdimisht dhe e fuste kokën. Ai u përplas me mua dhe mua m’u ça vetulla dhe natyrisht gjyqtari nisi të më qortojë mua”.

“I thashë, ‘çfarë dreqin po ndodh këtu? Ai më goditi me kokë’. Ai nisi  të më godas mbrapa kokës. Edhe unë fillova ta bëj të njëjtën me të dhe ekipi i tij hodhi ujë mbi mua, ishte çmenduri”.

“I gjithë faji më vihej mua. Ishte ai që më mbante mua, ishte ai që më godiste mua me kokë dhe bënte lojë të fëlliqur”.

Whyte është zotuar se do të rikthehet në ring dhe mbetet me vetëbesim se shumë shpejt do të kthehet në garë për një luftë tjetër për titull.

“Ende jam mjaft i ri, ende kam shumë për të dhënë nga vetja. Ende ndihem i fortë dhe ende po përmirësohem”, nënvizoi ai.

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit