8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Drejtori i shkollës në Malishevë, mohon fajësinë

Drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, është deklaruar i pafajshëm për asgjësim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Në seancën fillestare të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Malishevë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Mone Syla, i akuzuari  Mazreku, ka mohuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se nuk është fajtor për këtë vepër penale, pasi që edhe pse është drejtor i shkollës, ai nuk është punëdhënësi.

“Unë nuk e kuptoj se si është ngritë kjo aktakuzë kundër meje, kur unë jam vetëm drejtor i shkollës, dhe vetëm e kam ndihmuar tani të ndjerin, kurse aktakuza është dashtë të ngritët kundër punëdhënësit që është Drejtoria për Arsim në Komunën e Malishevës”, deklaroi Mazreku.

Gjykatësi i rastit Njazi Morina, seancën e shqyrtimit të dytë, në të cilën i akuzuari mund të paraqes kundërshtimet e tij lidhur me akuzën, e ka caktuar më 5 qershor 2019, prej orës 10:20.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për këtë rast më 22 qershor 2016, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Jonuz Mazreku, duke e ngarkuar atë se në cilësinë  e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, ka kryer veprën penale “asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragraf 7, lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, në cilësinë e përgjegjësit të shkollës, vepron në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke mos u kujdesur për sigurinë e punëtorëve, nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, dhe nuk i ka mirëmbajtur në gjendje të rregullt për përdorim të nevojshëm në punë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, ka rrezikuar jetën e punëtorit të tij, dhe në vendin ku gjendej kaldaja, e cila shërbente për ngrohtoren e shkollës fillore “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, i ndjeri Z.H, i cili më 5 dhejtor 2014, kishte shkuar për ta ndezur ngrohtoren e shkollës, bombola e gazit kishte eksploduar, me çka edhe ishte rrënuar i tërë objekti, dhe në këtë rast ai nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Lajmet e Fundit