15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Drita – Ballkani, derbi më i zjarrtë i javës në Superligë

 

Java 33 në Superligën e Kosovës do të jetë më e zjarrta deri më tani në këtë edicion. Kjo për faktin se kampionati po vjen drejt fundit.

Kryendeshja e kësaj jave do të jetë ballafaqimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit. Të dy skuadrat janë duke luftuar me njëra-tjetrën për ta fituar titullin e kampionit.

Për momentin Drita është lidere në tabelë me 66 pikë, tri më shumë se ndjekësi më i afërt i saj, Ballkani.

Fitorja do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për Dritën në këtë duel, pasi do të shkëputej në gjashtë pikë ndaj “Xhebrailave”. Në anën tjetër, në qoftë se triumfojnë “Xhebrailat”, atëherë gara deri në fund do të jetë shumë e zjarrtë.

Ndeshja Drita – Ballkani zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe do të transmetohet direkt në Klankosova.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe dy sfida tjera shumë interesante.

Prishtina e pret Gjilanin në shtëpi, ndërsa Ferizaj do të udhëtojë drejt Podujevës për t’u ballafaquar me Llapin.

Në fakt, java 33 do të nisë ditën e shtunë.

Dukagjini e pret Malishevën, kurse Drenica e “dorëzuar” do udhëtojë në Mitrovicë ku do takohet me Trepçën ’89.

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Delirium

Lajmet e Fundit