Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega.

Me këtë rast, urime publike ka përcjellë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka shprehur dëshirat më të mira për çiftin e ri, raporton PrizrenPress.

“Sonte kurorëzohet dasma e djalit të Heroit të Kosovës Fetah Gega. Çlirimit dhe Redonës ju urojmë jetë të lumtur, fat e mbarësi për gjithë familjen Gega”, ka uruar Muharremaj.

Martesa e Çlirimit dhe Redonës është pritur me gëzim nga familjarë, miq dhe dashamirë, duke shënuar një moment të veçantë për familjen Gega./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit