5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Dy aksidente në Suharekë, tetë të lënduar

Dy aksidente kanë ndodhur në Suharekë. Sipas policisë, si pasojë e aksidenteve janë lënduar tetë persona.

Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Samadraxhë ku një veturë “VW Jeta” duke u kyçur nga rruga dytësore në rrugën kryesore nga pakujdesia godet veturën “VW Golf”. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër femra dhe një mashkull të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kurse, aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Reshtan, ku një kamionetë “VW” nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin “Furgon Peugeot”. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë dhe më pas janë liruar në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa...

Lajmet e Fundit