16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Dy deputetë nga Prizreni, kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Berisha thotë se në zgjedhjet e 11 qershorit, aksidentalisht janë bërë deputetë, siç i quan ai, “legenë”.

“Prandaj, Kosova është mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, thotë Berisha, shkruan PrizrenPress.
Sipas tij, këta deputetë janë bërë mendjemëdhenj ende pa filluar punën.

“Shumë legeni është bërë deputetë aksidentalisht dhe ju ka rritur mendja deri atje ku i japin të drejtë vetes me shitë mend deri në atë shkallë, sa që bllokimin e bërjes së qeverisë e shohin si vlerë dhe objektivë politike, ndërsa harrojnë se gjatë fushatës e kanë kërkuar votën prej sovranit për interes të Kosovës”, shprehet ai.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë se nëse Vetëvendosje nuk e formon qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Dy rrugë kanë mbetur, ose Vetëvendosje! në qeveri ose sërish në zgjedhje”, thotë Rexhaj.
“Jo pse këtë e duam ne por PAN-i, i cili po këmbëngul pa pasur deputetët e nevojshëm të krijoj një qeveri ” të lodhtë” nuk do të krijoj stabilitet afatgjatë në vend”.

“Në zgjedhjet e reja Vetëvendosje! pa asnjë problem në koalicion me qytetarët, do të fitonte mjaftueshëm për ta krijuar qeverinë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën...

Sulmuesi shqiptar Angjelo Radovani zyrtarisht pjesë e Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv për sezonin 2025/26, duke prezantuar sulmuesin shqiptar Angjelo Radovani. Radovani vjen nga akademia e...

Lajmet e Fundit