-4 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Dyshohet se trafikonte njerëz, arrestohet në Vërmicë gruaja e cila ishte në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Vërmicë e cila sipas policisë dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

E njëjta është ndalur në ndalim policor e më pas dërgohet në gjykatë.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Prishtinë  lidhur me veprën ‘trafikim me qenie njerëzore’ është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta është ndalur në ndalim policor deri në mëngjes dhe më pastaj të dërgohet në Gjykatë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më Shumë

Totaj priti drejtuesit e KBI-së në Prizren, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, kryeimamin...

Rahoveci rikthehet në parket, të mërkurën përballet me Borën në Kupën e Kosovës

KB Rahoveci 029 ka konfirmuar rikthimin në fushë pas pushimit, teksa të mërkurën do të udhëtojë drejt Prishtinës për ndeshjen e parë në kuadër...

Lajmet e Fundit