1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Edhe zotat vdesin

Në galerinë FAB është çelur një ekspozitë personale e artistit Ilir Kaso, “Edhe zotat vdesin” që do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj. Kjo ekspozitë është në fakt një vazhdimësi e punëve të artistit Kaso. Një muaj më parë ai do të çelte ekspozitën “Çfarë ke qenë duke bërë kur diktatori vdiq?”. Kjo ekspozitë u propozua si një projekt, në pjesën e parë të të cilit artisti parashtron titullin në formë pyetje. Ai kërkon të kujtojmë ditën kur diktatori vdiq? Pikërisht se ka qenë një ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët, artisti kërkon ta memorizojë atë për të mos u harruar kurrë. Të gjithë kanë një kujtim nga ajo ditë. Disa e përcollën me lot, disa me indiferentizëm, e disa të tjerë si një ditë shpëtimi. 40 vite nën diktaturë nuk janë pak. Por i ardhur me emocione, shumë prej nesh e kujtojnë ato ditë si ditë zie kombëtare, me rreshta njerëzish që përcillnin diktatorin, me tufa lulesh e kurora dhe me shumë lot. Ndaj ky kërkim që bën artisti është shumë kuptimplotë. Gjithnjë lidhet me emocione dhe ndjesi të ndryshme shqiptare.

Artisti bën një kërkim hulumtues mbi kujtesën shoqërore, e cila lidhet në mënyrë të pashmangshme me vdekjen e diktatorit. Duke u nisur nga ky moment ai pyet njerëzit t’i tregojnë për ngjarjet e tyre ‘të vogla’ e si u ndërprenë ato. Sado të thjeshta qofshin, ato dëshmojnë vërtetësi. Përgjatë këtij rrugëtimi kupton se disa e kanë harruar këtë ditë. Dita kur diktatori vdes duhet të shkruhet me germa të mëdha, që brezat të mos e harrojnë kurrë. Ndoshta disa besojnë ri mishërimin e zotit në trupin e liderit të tyre. Besojnë se është i pavdekshëm. Atyre që u ngelet të besojnë në zota të vdekshëm, do t’u duhet të gjejnë një zot tjetër .Ekspozita e radhës vjen si një përgjigje ndaj asaj pararendëse. Ajo vendos marrëdhënien midis figurës së diktatorit të projektuar si zot nëpërmjet ideologjive totalitare, që synuan transformimin e përhershëm të mendjes së individit, duke u ofruar si model edukimi mbi njeriun. /Konica.al

Më Shumë

Reagon kandidatja e PDK-së në Prizren: Jam më e dëmtuara, më janë hequr votat e familjes

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që...

Totaj për keqpërdorimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar

Kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...

Lajmet e Fundit