Qytetari has në mjet të dyshuar shpërthyes në një zonë pyjore në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten pasdite në territorin e Komunës së Dragashit është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, të gjetur në një zonë pyjore nga një qytetar.

Sipas raportit ditor, rasti është evidentuar më 15 maj 2025, rreth orës 14:15, dhe është trajtuar nga njësiti policor përkatës.

“Është raportuar se në pyll ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor përkatës të cilët kanë trajtuar rastin”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing

 

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit