Liria siguron barazhin për Superligë

Liria ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Rilindjës 1974 me rezultat 2:0, duke hedhur një hap vendimtar drejt objektivit madhor – ngjitjes në Superligë. Me këtë triumf, skuadra prizrenase siguron pjesëmarrjen në ndeshjet e barazhit për elitën e futbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

Golat për Lirinë i shënuan Uetuuru Kambato në minutën e 25-të dhe Egzon Qerimi në minutën e 89-të, duke vulosur një fitore të merituar në një ndeshje të dominuar nga prizrenasit.

Liria, si vend i dytë i Grupit A në Ligë të Parë do të luajë ndeshjen e parë të barazhit me Vushtrrinë, që është vend i dytë në Grupin B të Ligës së Parë. Fituesi i kësaj ndeshjeje pastaj do të luajë duelin përfundimtar për Superligë, ndaj pozitës së tetë aty (aktualisht, Llapi).

Përndryshe, Liria mbyll stinorin në Ligë të Parë – Grupi A me 51 pikë nga 27 ndeshje, kurse Rilindja 1974 në pozitë të tetë, me 28 pikë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit