12.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Bashkimi nuk dorëzohet – ngushton serinë dhe mbetet në garë për titull

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren, në një super atmosferë, ku Bashkimi shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 85:77 (13:23, 29:19, 17:18, 26:17).

Prizrenasit ngushtuan serinë finale në 3:2, raporton PrizrenPress.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 8:18, e më pas 11:21 dhe në fund 13:23, sa përfundoi kjo pjesë. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë u kundërpërgjigjën fuqishëm, sidomos në fund, duke barazuar shifrat në 42:42, sa përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat, për çdo top në parket. Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 17:8, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë sidomos në çastet e fundit, për të triumfuar 85:77.

Te vendasit u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Mack Smith me 19 pikë e katër asistime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Michael Green me 23 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Të mërkurën seria zhvendoset në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit