27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Fatmir Limaj: Nuk jam takuar me Hashim Thaçin, mos spekuloni

Fatmir-limaj2Fatmir Limaj ka reaguar para pak çastesh për një takim të supozuar mes tij dhe Hashim Thaçit.

“Ky është spekulim”, tha Limaj permes një postimi në ‘Facebook’.

Gazeta Lajm, duke iu referuar burimeve te saj, thotë se sot në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PDK’së ka marrë pjesë edhe deputeti Fatmir Limaj e ku këtë mbledhje e ka drejtuar vetë kryetari i partisë, Hashim Thaçi. Po ashtu, ky burim ka deklaruar se pas përfundimit të kësaj mbledhje të Grupit Parlamentar të PDK’së, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj kanë pasur në njërën nga zyrat e PDK-së në Kuvendin e Kosovës edhe një takim kokë më kokë. Është folur se Thaçi e Limaj kanë pasur disa takime permes të cilave kanë arritur të gjejnë një marrëveshje që Fatmir Limaj të kthehet në PDK.

Limaj krkon nga mediat që mos të spekulojnë me emrin e tij

“Si edhe çdo herë tjeter, për të gjitha takimet që kanë të bejnë me aktivitetin dhe angazhomet e mija politike, do të jem, une ai që do t’ju njoftoj”, shkruan Limaj.

“Prandaj me miresjellje i kisha lutur të gjitha mediat qe mos te spekulojnë me emrin tim”.

 

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit