Mediat serbe: Takimi i Prizrenit, njëlloj Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve

Thaci-Rama-LSHPMbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërsë dhe Kosovës në mediat serbe është cilësuar tentativë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ky ishte takimi i parë i dy qeverive, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në tregëti, transport dhe integrimin në BE.

Mediet serbe kanë veçuar dhe diskutimet për Luginën e Preshevës, ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se, do të merret përgjegjësi historikë për shqiptarët që jetojnë në rajon.

“Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, ata në Tetovë, Preshevë, Ulqin dhe në Diasporë kanë pritur me interes këtë mbledhje të përbashkët”, u shpreh Thaçi.

Faqja informative “inserbia.info”, i ka dhënë rëndësi dhe fjalës së Adem Demaçit që foli për një bashkim kombëtar.

“Duke pasur parasysh kohën dhe hapësirën ku jetojmë dhe zhvillimet ndërkombëtare, takimi është njëlloj bashkimi kombëtar”, është shprehur ai. /Shekulli/

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit