15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

FFK dhe FSHF ndihmojnë njëra-tjetrën me VAR në tri xhirot e fundit

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Futbollit vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe përkrahjen për njëra-tjetrën.

Që nga kjo javë ndeshjet në Superligë do të zhvillohen në të njëjtën kohë, ashtu siç e parasheh rregullorja e garave dhe që të gjitha ato do të mbulohen me sistemin VAR, ndonëse FFK ka vetëm tri dhoma mobile të VAR-it.

Kjo do të mundësohet duke iu falënderuar bashkëpunimit me FSHF-në, e cila do t’i dërgojë në Kosovë dy kombit e saj të VAR-it dhe ekipet teknike.

Po ashtu, nga java e ardhshme edhe kombit e VAR-it të FFK-së me ekipet teknike do të jenë të pranishme në Shqipëri për tri xhiro për të njëjtën arsye.

Ky bashkëpunim ua mundëson dy federatave mbulimin e ndeshjeve me VAR, ashtu siç e kërkojnë rregulloret e garave dhe njëherësh ulë koston e shpenzimeve, ngase asnjëra prej federatave nuk është e detyruar të bëjë investime tjera shtesë në blerjen e kësaj teknologjie shumë të shtrenjtë.

Më Shumë

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Lajmet e Fundit