8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Fjalimi i Haaland pas thyerjes së rekordit në Premier Leauge

Pasi theu rekordin, duke u bërë golashënuesi më i mirë për një sezon në historinë e Premier Leauge-s angleze, Erling Haaland mbajti një fjalim para shokëve të skuadrës.

Bomberi norvegjez e arriti këtë rekord në ndeshjen e mbrëmshme ndaj West Ham-it, duke e shënuar golin e dytë në ndeshje, që ishte i 35-të në këtë sezon në elitën e futbollit anglez – numër ky i golave që deri më tani nuk është arritur nga asnjë futbollist.

Haaland mori një pasim nga Jack Grealish dhe e hodhi topin mbi portierin, Lukasz Fabianski.

Ishte goli i 51-të i Haaland në përgjithësi dhe goli i 35-të i sezonit në Premier League, duke mposhtur numrin e mëparshëm prej 34 nga dyshja legjendare Andy Cole dhe Alan Shearer.

Haaland e arriti këtë rekord në 31 ndeshjet e tij të para në ligën angleze dhe ka ende mundësi për ta thelluar këtë rekord, duke qenë se kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit

22-vjeçari mori një roje nderi nga lojtarët dhe trajnerët e City-t teksa doli nga fusha e Etihad Stadium dhe u shfaqën pamjet e tij duke mbajtur një fjalim brenda dhomës së zhveshjes.

What video games does Erling Haaland play then? ?? pic.twitter.com/xRDre7L2mN — Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 3, 2023
“Nuk di çfarë të them më shumë, por jam shumë i lumtur dhe ju falënderoj shumë”, u tha Haaland shokëve të tij të skuadrës.

Norvegjezi tha se kishte biseduar me shokun e tij të skuadrës, Jack Grealish, për këtë rekord.

“Sigurisht që e dija për këtë, ne u përpoqëm të krijonim raste për të shënuar gola, por ata nuk e bënë të lehtë, ata erdhën të mbroheshin për 90 minuta”, tha Haaland për “Sky Sports” më pas.

“Unë dhe Jack folëm para ndeshjes, ai tha se donte të më jepte asistimin për të mbetur edhe ai pjesë e këtij rekordi. Ishte top i përsosur nga Jack”, shtoi Haaland.

?? Premier League goals ? A big thank you to everyone for the support, nothing happens without you all, we don’t stop here! ? pic.twitter.com/5MJqSbH0T4 — Erling Haaland (@ErlingHaaland) May 3, 2023
Haaland ka ofruar shumë argëtim në intervista, si dhe në fushë në fushatën e tij debutuese në City dhe e bëri përsëri këtë kur zbuloi planin e tij në ndeshjen kundër klubit të qytetit të lindjes, Leeds të shtunën.

Ai shpjegoi: “Do të zgjohem nesër dhe do të mendoj të përpiqem të marr tre pikë kundër Leeds”.

“Nuk mund të vazhdoj të mendoj për këto rekorde përndryshe do të bëhesha i çmendur. Do të shkoj në shtëpi, do të luaj disa lojëra video, do të ha diçka, pastaj do të fle”, tha mes tjerash Haaland.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit