8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Franca paralajmëron Rusinë se çka e pret nëse vdes Navalny

Ministri i Jashtëm i Francës e paralajmëroi Rusinë të enjten se Bashkimi Evropian do t’i mbante përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, dhe autoritetet ruse, nëse vdes opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, si dhe do t’i vendoste sanksione të reja Rusisë.

Kritiku kryesor i Putinit, i cili vitin e kaluar i mbijetoi helmimit me agjent nervor, ka humbur peshë dhe i është përkeqësuar shëndeti pas mbajtjes së grevës së urisë në burg për tri javë. Aleatët  e tij kanë thënë se Navalny mund t’i humbë veshkat ose të pësojë sulm në zemër.

“Ky sulm i pamëshirshëm ndaj Navalnyt është i papërballueshëm. Do t’i vendosim sanksionet e nevojshme dhe do të jetë përgjegjësi e z.Putin dhe e autoriteteve ruse. Shpresoj se nuk do të shkojmë në atë skaj”, tha kryediplomati francez, Yves Le Drian, i pyetur se si do të reagonte Evropa, nëse Navalny do të vdiste.

Duke i cilësuar veprimet e fundit të Moskës si zhvendosje autoritare, Le Drian gjithashtu tha se dërgimi i mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën duhet të adresohet përmes diskutimeve e jo përmes sanksioneve tash për tash.

“Ai (Putini) është një fqinj i çuditshëm, nganjëherë i rrezikshëm, por ai ende është aty, prandaj ne duhet të vazhdojnë të bisedojmë. Nuk mendoj se është dëshira e Rusisë që të kryejë veprime ushtarake kundër Ukrainës, por vendosja e trupave në kufi paraqet rrezik për aksidente”, shtoi Le Drian.

Më Shumë

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Lajmet e Fundit