22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Gastronomët në mbledhje urgjente, kundërshtojnë paralajmërimin për mbyllje

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë se e kundërshton masën e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për mbyllje 12 ditore.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se sot në ora 14:00 do ta mbajnë një mbledhje së bashku me Këshillin Drejtues dhe do të vendosin se si do të vazhdojnë tutje.

“Gastronomia nuk ka qenë shpërndarëse e virusit, por fushatat zgjedhore. Pas fushatës ka ndodh rritja e numrit të rasteve – partitë politikë janë fajtore për këtë situatë”.

“Vendimi me u mbyll për 12 ditë, s’mund të kryejë punë asgjë. Mund t’i ashpërsojmë masat në kuptimin e higjienës, por jo me mbyllje sepse nuk kanë fuqi bizneset me i përballu as 12 orë, lere më 12 ditë”.

“Ne sot si shoqatë e kemi në orën 14:00 mbledhjen me Këshillin Drejtues dhe me vendos çka më tutje”.

“Si shoqatë i kundërshtojmë ashpër këto masa sepse nuk është fer me u blloku sërish – e kemi edhe kundërshtimin nga kryetarët e komunave. Ne presim reflektim të qeverisë që t’i rishqyrtojë këto masa”.

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Marrëveshje mirëkuptimi për investime në Lagjen e Komuniteteve në Rahovec

Sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në...

Lajmet e Fundit