6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Arben Vitisë i kërkojnë të lejojë mbajtjen e dasmave këtë vit

Arben Vitisë i kërkojnë të lejojë mbajtjen e dasmave këtë vit

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të mblidhet sot për t’i diskutuar masat e reja të cilat pritet të vendosen në Kosovë.

Afrim Muçiçi ka thënë se duke pasur parasysh takimet në të gjitha qytetet e Kosovës me gastronom, do të arrijnë të jenë zë i fuqishëm.

Ai ka thënë se është përdorur standard i dyfishtë për ata kur janë marrë masat anti-Covid.

“Dihet që prej sallave të dasmave ne mbajmë familje, kurse partitë politike i shfrytëzuan ato për fushata, u rrit numri i të infektuarve kështu që duan tashmë ta mbyllin vendin. Jemi një zëri të bashkuar, ne jemi pro hapjes për të gjitha kategoritë. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq gjatë kësaj kohe, i kemi shkuar rrugës institucionale, nuk kemi dalë në rrugë të përballemi me dhunë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se kërkesë e qartë është hapja e plotë e gastronomisë. Muçiçi ka thënë se do të kenë takim me ministrin e ri të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Nëse do të marrin masa ne do t’i respektojmë por kjo vetëm nëse mbyllen të gjithë dhe jo vetëm ne. Në të gjitha qytetet nuk ka mbrëmje që nuk janë lokalet plotë. Sektori i sallave është në gjendje të tmerrshme, sot është dita e 400 që ata nuk punojnë”, ka thënë ai në KTV.

Visar Demolli, drejtor i Odës së Hotelerisë në Kosovë ka thënë se edhe vitin e kaluar kishin thënë që do mbyllet vendi për dy javë porse sipas tij, kjo zgjati me muaj.

Ai ka lënë fajtorë politikanët për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Demolli tutje ka shtuar se kanë dorëzuar manual se si mund të punohet, duke shtuar se një gjë e tillë është e shumë e lehtë.

“Ose të ketë mbyllje për të gjithë ose le të hapemi të gjithë. Ne presim të kemi një takim me ministrin Vitia dhe aty të merremi vesh”, ka thënë ai

Më Shumë

Fury konfirmon ofertat e majme për duelin me Joshuan

Tyson Fury ka konfirmuar më në fund se bisedimet për meçin e peshave të rënda me rivalin Anthony Joshua janë duke avancuar dhe ka...

“Sallat e dasmave nuk do të funksionojnë deri me vaksinimin e 60% të popullsisë”

Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia, kanë dalur...

Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit. “Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe...

Çfarë diplome ka Adelina Ismaili?

Më shumë ka vite në skenë sesa jashtë saj. Mbase ky fakt e ka penalizuar Adelina Ismailin, e cila nuk arriti kurrë ta përfundojë...

Smajl Latifi: Lum kombi që ka të tillë burra trima si Shkëlzeni me shokë!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në përvjetorin e 22-të të Shkëlzen Haradinajt dhe shokëve të tij, ka thënë se lum kombi që...

Paralajmërojnë gastronomët: Asgjë s’ka ndodhur çka pritet të ndodhë

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa që nga 7 prilli deri më 18 në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në...

Basketbollistet e Bashkimit kalojnë në finale të plejofit

KBF Bashkimi është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës së femrave në basketboll. Ekipi nga Prizreni, e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë...

Kundërshtohet vazhdimi i masave anti-Covid, ky pritet të jetë vendimi nga e hëna

Ka përfunduar takimi në mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Rahoveci kërkon nga qeveria dëmshpërblim për bujqit e dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi ka...

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Ajo ka...

Vidhet kutia me paratë për bamirësi në Prizren

Në rrugën “Isuf Gërvalla” në Prizren dje është arrestuar një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”. I arrestuari dyshohet se ka vjedhur një kuti...

Kujt do t’iu konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Koncept-dokumenti parasheh...

Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i...

Tenton ta fus ish- bashkëshorten në veturë, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta fus në veturë ish- bashkëshorten e tij. Rasti...

Kërkohet hapja e sallave të dasmave nga 10 qershori, sot takohen pronarët e tyre

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, do të bëjë kërkesë që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato...

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla

  Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet...

Lajmet e Fundit