4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se viktima është gjetur nga fqinjët e saj, sot, rreth orës 12:50, raporton Gazeta Sinjali .

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rruga ‘Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportu rasti, por nuk dihet ora e vdekjes, sepse viktima ka jetu e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetu e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatu nga ekipi i emergjencës“, tha ai.

Osmanollaj bëri të ditur se trupi i pajetë i 73-vjeçares, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit