21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci mbrohet në heshtje

Drejtuesi i autobusit nga Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, të hënën u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit në Kroaci

Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuni

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai.

Pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, ai është kthyer në mbajtje.

Ai do të dalë sërish para prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për paraburgim.

Ndërkaq, mbi 20 pacientë, të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci, janë të gatshëm të lëshohen të hënën nga spitali. Ndërsa, njëri nga pacientët është në gjendje kritike.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Sllavonski Brod, Josip Samarxhiq tha se “dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.

“Dje, në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënduarit e aksidentit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.

Të dielën, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në pansionin, që ka pranuar udhëtarët që nuk kanë qenë të lënduar nga aksidenti, janë 15 persona.

Autoritetet kroate thanë të hënën se identiteti i tetë viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci tashmë është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit, sipas policisë në

Më Shumë

Ekspertë nga Turqia trajnojnë stafin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

Prej 22 qershorit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren po qëndron një ekip i ekspertëve të kardiologjisë nga Universiteti...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Lajmet e Fundit