13.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Gjimnazi “Loyola”: Partneriteti me institucionet gjermane rritë cilësinë e mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për të ardhmen

I themeluar 15 vjet më parë, Gjimnazi “Loyola” në Prizren vijon të mbetet qendër e rëndësishme arsimore dhe një portë e rëndësishme e arsimimit në Kosovë. Përmes njohurive të arritura këtu, nxënësit vijojnë më tej në përgatitjen e tyre profesionale edhe jashtë vendit, sidomos në Gjermani.

Në një raport të z. Martin Häusler, këshilltar për mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj në shkollat jashtë vendit (ZfA) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nënvizohen aktivitete të shumëta që kanë shënuar vitin e kaluar shkollor. Gjatë kësaj kohe, aktivi i gjuhës gjermane ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në fushën e trajnimit profesional për provimin e gjuhës gjermane DSD II, lidhur me planifikimin e mësimit për përgatitjen e nxënësve për provimet me shkrim dhe me gojë. Aktivi i gjuhës gjermane planifikon hartimin e moduleve të mëtejshme që kanë qëllim trajnues, ku fokusi kryesor qëndron tek planifikimi i orëve mësimore për DSD I dhe DSD II. Pas një periudhe mësimi intensiv, nxënësit u janë nënshtruar provimeve dhe kanë marrë certifikata A2 dhe diploma të gjuhës gjermane- B1.
Në maj të këtij viti, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Christian Heldt në rezidencën e tij në Prishtinë ua dorëzoi personalisht 18 diploma të gjuhës gjermane për nivelin B2 dhe C1 maturantëve të Gjimnazit ,,Loyola“.

Në këtë ditë, rrezet e diellit reflektonin krenarinë e të diplomuarve tanë për sukseset e arritura, shton z. Häusler. Në veçanti, ky sukses ishte i një rëndësie të veçantë për të dy maturantet e Gjimnazit “Loyola” të cilat fituan bursa të plota nga DAAD (Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike) për studimet e tyre në nivelin baçelor në drejtimet e zgjedhura prej tyre. Në tërë botën çdo vit jepen vetëm 100 bursa të tilla, ndërsa Kosova ka përfituar sivjet dy prej tyre.

Megjithë rezultatet e arritura, z. Häusler thotë se sfidat nuk mungojnë. Gramatika relativisht e vështirë e gjermanishtes, në krahasim me anglishten, për shembull, nuk është e afërt me gjuhën amtare të nxënësve, pastaj orari i ngjeshur gjatë ditës në shkollë, numri i testeve, etj., e vështirësojnë paksa punën, ndërsa provimi DSD II (B2 / C1) është një provim shumë i kërkuar nga të rinjtë.

Nga ana tjetër, nxënësit janë mjaft të motivuar dhe miqësorë ndaj Gjermanisë; ata janë komunikues edhe në të shkruar dhe në të folur edhe jashtë mësimeve të rregullta. Z. Martin Häusler, nënvizon kënaqësinë e tij për numrin e lartë të nxënësve që kalojnë DSD II dhe bursat DAAD, të cilat gjatë dy viteve të fundit i ka përfituar Kosova, d.m.th. ALG „Loyola-Gymnasium“.

Ruajtja e shkëmbimeve ekzistuese të nxënësve me Gjermaninë, realizimi i sa më shumë kontakteve ndërkombëtare, zhvillimi i mëtutjeshëm i cilësisë së mësimdhënies përmes seminareve në Kosovë dhe Gjermani, institucionalizimi i një partneriteti midis ALG-së dhe Universitetit të Siegen në Gjermani, janë dëshmi e përkushtimit dhe e planifikimeve të duhura që zbaton ky institucion arsimor me rëndësi në Kosovë.

Më Shumë

Gjykata e dënon avokatin Esat Gutaj me 500 euro gjobë për mungesën në seancë,

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, gjykatësja Raima Elezi ka dënuar me 500 euro gjobë, avokatin Esat Gutaj, se nuk ka respektuar ftesën...

Vdes njëra nga këmbësoret që u aksidentuar sot në rrugën Gjakovë-Prizren

Njëra nga këmbësorët që u aksidentuar sot në rrugën Gjakovë-Prizren ka ndërruar jetë në QKUK. Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona,...

Lajmet e Fundit