3.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Gjykata e kthen për plotësim aktakuzën për rrënimin e aneksit te “Abi Çarshia”

Aktakuza në rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia”, i është kthyer për plotësim Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në këtë rast, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare janë zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prizren, përmes një shkrese dërguar Prokurorisë, ka kërkuar që organi i akuzës të bëjë përmirësimin dhe qartësimin e kësaj aktakuze.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kymete Kicaj, përmes kësaj shkrese, ka kërkuar nga Prokuroria që të bëjë qartësimin e përshkrimit faktik të veprës penale sipas aktakuzës dhe të individualizohen veprimet e secilit bashkëpjesëmarrës, në drejtim të kryerjes së veprës penale të pretenduar.

Më tej, gjyqtarja Kicaj, kërkon nga Prokuroria që të qartësojë dispozitivin dhe të bëjë të qartë nëse vepra penale është kryer me veprim apo mosveprim, lidhjen kauzale midis veprimet apo mosveprimit me shkaktimin e pasojës, sepse pa ekzistimin e kuazalitetit, sipas kësaj shkrese, nuk mund të konsiderohet se është kryer vepra penale nga të gjithë pjesëmarrësit në të njëjtën mënyrë.

Veprimin e saj, gjyqtarja Kicaj, e ka arsyetuar me faktin se në mungesë të këtyre qartësimeve nuk do të jetë i mundur zhvillimi i një procedure të drejtë, pa zvarritje dhe pengesa të shumta të këtij procesi.

Për mungesë të qartësisë së aktakuzës, e sidomos në individualizim të veprimeve të të akuzuarve, nga mbrojtësit e të akuzuarve në seancën e mbajtur më 24 shkurt 2020, ishte kërkuar edhe hudhja e aktakuzës, gjë që ishte kundërshtuar nga prokurori Mehdi Sefa.

Prokurori Sefa, ka afat prej 30 ditësh, për përmirësimin dhe qartësimin e aktakuzës dhe siç thuhet në kërkesën e Gjykatës, nëse nuk veprohet brenda këtij afati, atëherë kjo aktakuzë do të hudhet poshtë, përveç nëse kërkohet afat shtesë nga Prokuroria.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, duke i ngarkuar me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, të njëjtit veprojnë në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat janë anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç’rast gjatë rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia” i shkaktojnë dëm në shumën prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mjegull në mëngjes dhe mot me diell dhe i vranët sot, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e...

Drejtoria e Arsimit në Prizren kundërshton materialet e MAShTI-t për edukimin seksual

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka reaguar ndaj materialeve të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe...

Jam po aty

Lajmet e Fundit