Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë drejtorët e tij, do të vazhdojnë të përballen me drejtësi me 13 gusht të këtij viti. Ruzhdi Berisha, avokat i Mujës i ka thënë “Kohës Ditore” lajmërimin për fillimin e gjykimit e ka marrë nëpërmjet telefonit .
“Përmes telefonit jemi njoftuar se procesi gjyqësor do të vazhdoj me 13 gusht”, ka thën Berisha.Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës, ndaj Kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarë të tjerë, për korrupsion.Vendimi iu është dorëzuar në formë të shkruar dje palëve në proces.
Mbi Kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, rëndon një aktakuzë 21 faqëshe, e me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.
Kohë më parë Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve.