3.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Gjuajtjet me armë nuk ndalen në dasmat e Prizrenit

Armet ne dasemPolicia në Prizren ka kofiskuar një armë të një dasmori. Zëdhënësi i PK-së,Hazir Berisha tha se arma është konfiskuar, pas lajmërimit të rastit nga një qytetar anonim.

“Rreth orës 10:00, Qendra Operative e Policisë në Prizren ka pranuar një informatë nga një qytetar anonim e cila bënte me dije se tek restoranti “GOLD” në Lubizhdë janë dëgjuar të shtëna të armës. Një patrullë policore është marrë me rastin. Pas një hetimi fillestar është identifikuar i dyshuari i cili kishte qenë një dasmor dhe i cili nuk kishte respektuar ligjin mbi përdorimin e armëve me ç’rast i njëjti kishte shkrehur tetë fishekë nga pistoleta e llojit “Ekol SPECIAL 99”, kalibri 9mm”, tha Berisha.

Sipas tij, policia ka sekuestruar armën e cila rezulton të jetë pistoletë me gaz dhe tetë gëzhoja në cilësi të provës materiale të cilat do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. “Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia po e ruan argjendarinë pronari i së cilës u arrestua në lidhje me grabitjen në Suharekë

Zyrtarët policor, po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë. Argjendaria është bastisur...

Edona Kryeziu ngre dy shqetësime për qytetarët e Rahovecit, laboratorin biokimik dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, në seancën e së mërkurës të Kuvendit Komunal, ka ngritur si shqetësim dy çështje që...

Lajmet e Fundit