13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Halit Krasniqi: PDK’së i takojnë Kryeministri dhe Kryeparlamentari

HalitKrasniqi-pdkAnëtari i Këshilli të Përgjithshëm të PDK’së, Halit Krasniqi ka thënë se Partisë së Hashim Thaçit i takojnë pozita e Kryetarit të Kuvendit dhe ajo e Kryeministrit.

Ai ka thënë se nëse për shkak të numrave PDK nuk mund t’i marrë këto dy pozita atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

“Ne e kemi të drejtën që na e jep Kushtetuta për të formuar Qeverinë. Por, neve na mungojnë numrat për të bërë Qeverinë në qoftë se nuk e kemi mbështetjen dhe në rast neve nuk e bëjmë Qeverinë dhe nuk e marrim Kryetarin e Kuvendit natyrisht se do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi, për Express, të shtunën.

“Asnjë formacion i tashëm nuk mund të zë vendin e parë për arsye se janë vonuar. Koalicionet është dashur të bëheshin para zgjedhjeve dhe formulimet Kushtetuese të parë e nxjerrin vetëm atë që i ka fituar zgjedhjet më së shumti”, ka shtuar ai.

Sipas tij, deri më tash askush në Kosovë s’ka fituar më se 50 përqind të rezultatit dhe për këtë arsye kushtetuta i jep të drejtë partisë së parë për të formuar Qeverinë.

“Nëse do të ishte ndryshe, atëherë, do të krijohej anarkia sepse të gjithë të pakënaqurit pas zgjedhjeve do të bëheshin bashkë kundër fituesit”, ka shtuar ai.

Deri më tash, PDK është e vetme për të formuar Qeverinë e Kosovës dhe asnjëra prej partive tjera nuk po dëshiron të bëjë koalicion me Thaçin.

Sipas Krasniqit, fillimisht lufta më e madhe mes partive do të bëhet pikërisht për pozitën e Kryparlamentarit e jo të Kryeministrit.

“Përplasjet do të vijnë për pozitën e Kryetarit të Kuvendit”, ka shtuar ai.

Pa dashur të flasë me emra, Krasniqi e ka gjetur fajtorin se pse ka ardhur deri te bllokada politike e krijuar nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, të cilët janë bërë bashkë kundër PDK’së.

Sipas Krasniqit, për të mos ardhur deri te kjo situatë ka pasur zgjidhje.

“Së pari, është dashur të krijohej një rend dhe ligj. Dhe ky rend e ligj, shumë prej personazheve kryesore në skenën politike, tash në opozitë, nuk do të ishin faktor vendimmarrës dhe nuk do ta krijonin këtë ngërç politik. Sepse, duke toleruar që zyrtari abuziv të quhet i zoti, duke toleruar që zyrtari që ka keqpërdorë fondet publike të quhet i shkathët dhe zyrtari i përgjegjshëm naiv dhe i ngratë, neve kemi ardhur në këtë situatë që jemi”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit