Fitim Selimi: Ofertat e PDK’së janë të vazhdueshme, por s’bëjmë koalicion me Thaçin

090913_1314_FitimSelimi1-659x460Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Fitim Selimi, ka mohuar ndonjë takim me zyrtarët e PDK’së për të folur për mundësinë e një koalicioni të mundshëm.

Sidoqoftë, ai ka konfirmuar se anëtarët e Kryesisë së PDK’së janë duke provuar në vazhdimësi t’i bindur udhëheqësit e Nismës për t’iu bashkuar koalicionit të Thaçit.

“Përgjigja jonë është jo sepse nuk bëjmë koalicion me PDK’në sepse është në shpërputhje me konceptin tonë”, ka thënë Selimi, për Express, të dielën.

“Ofertat kanë qenë të vazhdueshme për t’u kthyer në PDK. Nuk është se ka pasur ndonjë takim mes dy kryesive. Mirëpo, anëtarët e Kryesisë së PDK’së iu kanë drejtuar një numri të njerëzve të Kryesisë së Nismës me kërkesë që të kthehemi dhe të bëjmë koalicion. Esenca e krejt kësaj, kam dashur të theksoi se ka shpërputhje në PDK, e cila po thonë se i kemi numat dhe do të formojmë Qeverinë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se PDK i ka ofruar Nismës për Kosovën tetë Ministri vetëm që të bëhen bashkë për të formuar Qeverinë e re.

Ndërkohë, Fitim Selimi thotë se oferta ka pasur por për numrin e Ministrive s’mund tëflas pasi s’është përgjegjësi e tij.

“Për këto tetë Ministri nuk e di kush e ka thënë por kjo është e mundshme dhe është mirë me fol me Kryetarin. Unë e di që ka pasur oferta, ka pasur thirrje, ka pasur gjithçka pandërprerë. Në fakt, tash është vonë sepse është bërë një koalicion”, ka thënë Selimi.

Ditë më parë, Jakup Krasniqi, tha se zyrtarët e PDK’së po mundohen me cdo kush ta takojnë Limajn, por se ky i fundit i ka injoruar deri më tash.

Aktualisht, Nisma e Limajt është në koalicion me LDK’në dhe AAK’së për të formuar Qeverinë e re.

Nisma për Kosovën ishte themeluar prej Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, dy ish-udhëheqës të lartë të PDK’së, pasi s’ishin pajtuar me politikat e Kryetarit Hashim Thaçi.

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit