18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Haradinaj nderon të rënët në Epopenë e Rahovecit: Sakrifica e tyre është pishtar që ndriçon rrugën tonë

Haradinaj nderon të rënët në Epopenë e Rahovecit: Sakrifica e tyre është pishtar që ndriçon rrugën tonë

Kryetri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Malishevë të rënë gjatë Epopesë së Rahovecit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se pushtuesi u përball me vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.
“Sot në Malishevë, kujtuam dhe nderuam sakrificën e Dëshmorëve të kësaj komune, të rënë gjatë Epopesë së Rahovecit. Për dhjetë ditë me radhë, pushtuesi u përball me vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Heroizmi i luftëtarëve të UÇK-së, mbetet i paharruar”, është shprehur Haradinaj.

Postimi i plotë:

Dëshira e tyre për liri, mposhti pushtuesin!

Sot në Malishevë, kujtuam dhe nderuam sakrificën e Dëshmorëve të kësaj komune, të rënë gjatë Epopesë së Rahovecit. Për dhjetë ditë me radhë, pushtuesi u përball me vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Heroizmi i luftëtarëve të UÇK-së, mbetet i paharruar.

Me këtë rast, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për të rënët: Agim Qelaj nga Peja, Prof.Hamdi Berisha dhe Habib Berisha nga Gurbardhi, Sadik Shala nga Kleçka, Gani Paqarizi nga Lubizhda, Liman Gegaj nga Fshati i Ri, Afrim Krasniqi nga Bardhi, Ruzhdi Gjyliqi nga Maralia dhe Ramadan Morina nga Qypeva.
Në çdo moment të angazhimit për një shtet të fortë dhe për një të ardhme më të ndritur, sakrifica e të rënëve është pishtar që ndriçon rrugën tonë. Lavdi!
RH

Më Shumë

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë...

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

Lajmet e Fundit