19.9 C
Prizren
E enjte, 22 Korrik, 2021

“Hiqni kufizimet” – kërkesa e vazhdueshme e operatorëve turistik

Përfaqësues së Unionit Turistik Shqiptar kanë kërkuar ndryshime të masave kufizuese që janë aktualisht në zbatim, pwrkatwsisth heqjen e orws policore dhe lejimin e muzikws pwrtej kufizimeve aktuale.

Me anë të një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, drejtoreshës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli dhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij sezoni.

“Jemi te mendimit se në kushtet aktuale duhet rishikuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht t’u krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kërkesën dhe do bënte të mundur rritjen e numrit të turisteve që do vijnë në Shqipëri”, shkruhet në letrën e tyre.

I kontaktuar nga Albanian Post, kryetari i këtij Unioni, Rrahman Kasa, thotë se janë 250 operatorë turistë të cilët janë dakord për kërkesat. Sipas tij, pushuesit janë ankuar shpesh për moslejimin e muzikës dhe mbylljen në dhomë pas orës 22:00.

Ai shton se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga institucionet, ku letra tashmë ka mbërritur.

“Edhe në takimin me ministrin Klosi të realizuar muajin e kaluar ne kemi kërkuar të njëjtën gjë”, sqaroi ai.

Fatos Cerenishti, përfaqësues i një prej operatorëve më të mëdhenj turistik në qytetin e Durrësit deklaron se turistët e huaj që vijnë në resortin e tij shpesh kanë kërkuar që muzika të vijojë dhe jashtë fashës orare të përcaktuar.

“Duke qenë se në kemi zbatuar protokollin e masave Covid19, kërkojmë që të na bëhet ky lehtësim për muajt e verës”, tha Cerenishti për AP-në.

Përgjatë vitit 2020, turizmi shqiptar pësoi rënie. Kjo, si pasojë e masave të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Në këtë kohë u ndaluan fluturimet, u mbyllën disa rrugë tokësore, duke qenë se frika ndaj infektimit me coronavirus ishte prezente.

Ka qenë ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, i cili, gjatë një eventi në Prishtinë, “Pusho Shqip”, tha se shqiptarët e Kosovës “(Shqipërinë) e kemi shtëpinë e përbashkët për miliona turistë që vizitojnë anët tona të kufirit. Atëherë kur kishim nevojë për turizëm, ishte Kosova”.

Masat e reja lehtësuese
Sipas qeverisë shqiptare, sezoni veror 2021 parashikohet me masa të lehtësuara. Diçka e tillë do të arrihet me lehtësimin gradual të masave dhe vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë.

Lajmin për herë të parë, e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se “në verë do t’i rikthehemi përsëri jetës tonë të dëshiruar”.

Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një takim me Task-Forcën dhe operatorët turistikë në Golem, shprehën njëzëri se sezoni i vitit 2021 do të jetë “Covid-Free”.

Nga 1 qershori kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, me një lehtësim të dukshëm pas rasteve të vazhdueshme në ulje dhe një fushatë vaksinimi ndër më të suksesshmet në Evropë.

Aspekti më kryesor është ai i heqjes së mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambientet e hapura publike. Pavarësisht kësaj, barriera mbrojtëse do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e mbyllura. Po ashtu, edhe në ambiente të jashtme, ku është e pamundur të ruhet distancimi social.

Ora policore do të pësojë gjithashtu ndryshim, duke lejuar lëvizjen për një orë më shumë. Nga një orë policore prej 22:00-06:00, ajo do të shtyhet në 23:00 dhe do të përfundojë në 06:00.

Nga këto lehtësime, nuk përftojnë klubet e natës dhe diskot. Ato do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00. /Albanianpost.com

Më Shumë

Babai ushtron dhunë ndaj vajzës së tij në Malishevë, arrestohet

Është arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës se tij. Sipas Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit është...

Albin Kurti publikon fotografi pas Festivalit të Kanës: Nuk e takuam asnjë personalitet arti që nuk dinte për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me familjen e tij ka qenë të shtunën mbrëma prezent në Festivalin e Filmit në Kanë. Në mbështetje...

LDK: Pushteti i Prizrenit u tregua i paaftë me mësimdhënësit

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal për paaftësi në realizimin e projektit për sigurimin e shujtave ditore për mësimdhënësit. “Bazuar në...

1 milion turistë në Shqipëri, gjysma prej tyre nga Kosova

Turizmi shqipfolës duket se do të mbajë peshën kryesore edhe këtë sezon turistik, pasi vizitorët nga Kosova gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë...

Për dy javë erdhën rreth 500 aeroplanë me mërgimtarë

Shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ia kanë mësyrë Kosovë për pushime. Sipas Zyrës për Informim të...

Barcelona vë në shitje tre lojtarë

Barcelona duhet detyrimisht që të shesë disa nga lojtarët, në mënyrë që të bëjë lirimin e pagave, për të regjistruar lojtarët e rinj. Sergio Aguero,...

Totaj thotë se fshati Tupec ka mungesë të ujit të pijes

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar me kryetarin e fshatit Tupec të Hasit, me të cilin ka biseduar rreth...

25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra vijnë sot në Kosovë

Një fluks i madh i mërgimtarëve pritet të aterojnë sot në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, ku vetëm nga Zvicra pritet të vijnë 25 aeroplanë. Raporti...

Zyrtare: Caktohet data dhe vendi për meçin Joshua – Usyk

Tashmë është bërë zyrtare data për meçin mes boksierit ukrainas, Alexander Usyk dhe kampionit të botës, Anthony Joshua, shkruan Insporti. Dyshja do të ngjitet edhe...

Urimi i Nismës në Prizren për Kurban Bajram: Lutemi tek Zoti që t’i shpërblejë ata që sakrifikuan

Nisma në Prizren ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së...

Një raste me Covid-19 në Spitalin e Prizrenit

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Siç njofton SHSKUK prej...

Zyrtare: Tamas Bruce i bashkohet Golden Eagle Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin e ri për sezonin e re në Superligën e basketbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport. Kampioni i Kosovës ka njoftuar...

23 vjeçarja vdes pas operacionit për ta hequr djersën në një klinikë ‘të palicencuar’

Një influencuese e famshme e fitnesit vdiq javën e kaluar pasi iu nënshtrua një operacioni për të luftuar djersitjen e saj të vazhdueshme në...

Gjendet një predhë e minahedhësit në Rahovec

Në fshatin Opterushë të Rahovecit një person ka raportuar në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer, që dyshohet...

Prizren:I caktohet paraburgim 4 personave të cilët futën 11 sirianë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë 30...

Për 4 minuta, mbi 20 shkelje në autostradën Malishevë-Prizren

Shkeljet e trafikut po vazhdojnë të jenë në rrugët e Kosovës. Indeksonline ka siguruar pamjet në autostradën Malishevë-Prizren. Për 4 minuta, janë bërë mbi 20 shkelje. Më...

Lajmet e Fundit