16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Hovenier: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e gjitha zotimeve të dialogut

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka përsëritur thirrjen që të gjitha zbatohet të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka falënderuar pjesëmarrësit në diskutimin e sotëm për Asociacionin.

“Sot mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasadën amerikane në Prishtinë, rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falenderues ndaj pjesëmarrësve të ndryshëm, që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, thuhet në dekaratën e publikuar në Twitter nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit