13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ministria e Ekonomisë: 76.8 milionë euro subvencionuam tarifat e energjisë nga shkurti

Mbi 76.8 milionë euro është subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike nga Qeveria e Kosovës për qytetarët nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022.

“Subvencionimi mundësoi që të jemi vendi me çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.Kështu ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, e cila ka theksuar se në këtë shumë nuk janë llogaritur subvencionet shtesë për kursimin e energjisë.

Tarifat e reja të energjisë kishin hyrë në fuqi më 9 shkurt 2022. Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Në muajin shkurt, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin me zotimin për subvencionimin e energjisë. Qeveria e Kosovës ishte zotuar se do t’i jap 90 milionë euro për subvencionim të energjisë.Paratë e zotuara nga Qeveria e Kosovës nuk ishin ndarë për disa muaj me radhë.

Madje në muajin korrik të vitit 2022, për shkak të mosndarjes së parave të zotuara, KESCO kishte kërkuar përsëri shtrenjtim të rrymës.

Derisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë po e shqyrtonte kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës, Qeveria e Kosovës në muajin gusht ka ndarë 41 milionë euro si pjesë e parë e subvencionit prej 90 milionë euro për energjinë, të zotuar në muajin shkurt.Kosova kishte paguar mbi 200 milionë euro për import të energjisë elektrike dimrin e kaluar për shkak të krizës energjetike dhe mosprodhimit të sasisë së duhur të energjisë nga KEK.kallxo.com

Më Shumë

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Lajmet e Fundit