22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Hoxha nga Prizreni: Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Në këtë ligjeratë, ai ka folur për beqarët. Nuk dihet nëse deklarata e tij është e para disa vitesh apo e ka thënë së fundi, mirëpo ditëve të fundit është shpërndarë shumë.

“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt ship kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.

Ndryshe, hoxha në fjalë njihet për deklarata të tilla të cilat në vazhdimësi nxisin reagimin e publikut./Express

Më Shumë

Prizreni nis fazën përgatitore më 1 korrik

Klubi futbollistik Prizreni ka bërë të ditur se faza përgatitore zyrtare për sezonin e ri do të nisë më 1 korrik 2025. Megjithatë, një...

SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi. Sipas një reagimi të...

Lajmet e Fundit