3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Icardi te PSG për 57 milion €, ofertë e majme edhe për yllin e Lazio

PSG dhe Inter kanë rënë dakord për Mauro Icardi, sikurse raportojnë ekspertët e merkatos, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano. Francezët e bënë të qartë se e donin argjentinasin në skuadër, por jo duke paguar klauzolën prej 70 milion eurosh.

Bisedimet kishin ditë që ishin bërë intensive dhe Wanda Nara me postimet në rrjetet sociale la të kuptohej për një marrëveshjes, që është bërë në bazën e 50 milion eurove, ndërkohë 7 milion të tjera mund të shkojnë në arkat e Interit në formë bonusesh.

Tashmë mbetet të zyrtarizohet gjithçka. Icardi, gjatë këtij sezoni që luajti në huazim te PSg shënoi 20 gola në 30 ndeshje dhe është planifikuar që të jetë sulmuesi kryesor i kampionëve të Francës, pasi Edinson Cavani do të largohet me përfundimin e kontratës më 30 qershor.

Milinkovic-Savic dhe Inzaghi

OBJEKTIVI TJETËR – PSG po tenton të bindë një tjetër klub italian. Francezët kërkojnë shërbimet e mesfushorit Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin Lazio thuhet se në të shkuarën ka refuzuar oferta që shkonin deri në 100 milion euro. Pandemia e koronavirusit i ka ndryshuar gjërat dhe tashmë lojtarët vlerësohem më pak.

Në Francë raportojnë se PSG së fundmi ka ofruar 60 milion euro për kartonin e Milinkovic-Savic. Gjasat janë që Lazio ta refuzojë këtë propozim, pasi tentojnë të përfitojnë të paktën dhjetë më shumë.

Serbi ka spikatur në Serie A këto vite dhe shpesh është lakuar si objektiv i shumë klubeve të mëdha, por Claudio Lotito nuk heq dorë fort kollaj nga xhevahirët që ka në klubin e tij. Sigurisht jo pa marrë ofertën e duhur.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Bedri Hamza me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren: Lehtësira fiskale dhe qasje më e mirë në kredi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren, ku ka takuar biznesmenë dhe...

Lajmet e Fundit