7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“iCHAT”: Marrëveshja e fshehtë për migrimet masive të kosovarëve

chatInstituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime “iCHAT” përmes një raporti vlerëson se migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapësinor, demografik, ekonomik, social dhe politik.

“iCHAT” vlerëson se ato nuk janë procese spontane dhe autonome, por nxiten nga një varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapësirë të caktuar.

Sipas këtij instituti, BE ka hapur rrugën apo kanalin Kosovë – Serbi – Hungari, ku pas evidentimit të emigrantëve të gjithë do të kthehen në Kosovë dhe do të ju bëhet ndalesë për 5 apo 10 vite ku ata edhe pas liberalizimit të vizave nuk do të mund të dalin në vendet e BE-së sepse kanë ndalesë sepse kanë kaluar ilegalisht kufirin për në vendet e BE-së.

“Ne konsiderojmë se është edhe një arsye tjetër pse është hapur ky kanal për largimin e kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shtetet e BE-së së fundi po përballohen me akte të Terrorizmit dhe ne e dimë që një nga arsyet për akte terroriste është varfëria që konsiderohet si njëra ndër arsyet kryesore që inkurajojnë grupe të ndryshme për të shkaktuar veprime terroriste, sepse njerëzit që vuajnë nga uria janë në gjendje të bëjnë çdo akt edhe pse mund të konsiderohet si akt terrorist dhe ne e dimë që është një përqindje shumë e lartë e popullsisë së Kosovës që jeton në varfëri të skajshme dhe është shqetësuese bashkimi i shumë shqiptarëve në radhët e ISIS, dhe kjo shërben si një rol për parandalimin e Terrorizmit me zbutjen e varfërisë. Prandaj me largimin e kësaj shtrese nga Kosova do të bëhet një balancim në Kosovë. Largimi i njerëzve do të nxirrte një Kosovë më ‘normale’- do të uleshin shifrat e larta të papunësisë, do të rritej GDP etj”, thotë drejtori i këtij Instituti, Besmir Kokollari.

Sipas tij, tani gjendja ekonomike ka shkuar duke u rënduar dhe popullsia me varfëri të skajshme dhe të mllefosur nga kjo gjendje janë duke e lëshuar Kosovën në mënyrë masovike dhe të tmerrshme.

“Frymëzimi i tyre i vetëm është se kur shikojnë që në Kosovë kuadrot e diplomuar madje edhe me shkallën e tretë postdiplomike nuk po mund të gjejnë vetën dhe detyrohen të punojnë si kamarier apo edhe punë krahu, çfarë të ardhme presin ata që nuk janë të shkolluar e që janë një numër i madh në Kosovë dhe nga kjo gjendje e krijuar atyre që po migrojnë ju ka humbur shpresa dhe durimi dhe po marrin një rrugë shumë të vështirë për të migruar për një jetë më të mirë”, thotë ai.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit