12.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Ilir Daja nesër shënon ndeshjen e 500-të si trajner

Trajneri i njohur shqiptar, Ilir Daja do të prekë një kulm të ri për karrierën e tij, teksa ndaj Dritës do të regjistrojë shifrën me një simbolikë shumë të veçantë, 500 ndeshje si trajner.

Një histori që nisi në shtator të 2004 në stolin e Pogradecit dhe vijon me shkëlqimin më maksimal në drejtimin e Ballkanit, ndërmjet të cilave numëron 257 fitore, 122 barazime dhe 120 humbje.

Në vitin e 20 në këtë profesion, karrierë e ndërtuar në 8 klube, në 12 kapituj Ilir Daja ia ka dalë t’i imponohet opinionit sportiv me një identitet të qartë loje, e cila e ka shpërblyer me trofetë më të rëndësishëm dhe suksese të shumta.

7 trofetë e fituar, ku veçohen 5 titujt kampion me Elbasanin, Dinamon, Skënderbeun dhe dy rradhazi me Ballkanin, si dhe një kupë me Skënderbeun dhe një Superkupë me Ballkanin e vendosin Ilir Dajën në listën e ngushtë të trajnerëve më të titulluar në historinë e futbollit tonë.

Më Shumë

26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Posta e Kosovës dhe libraria ‘Altera’ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prizren

Posta e Kosovës dhe 'Office 1 Kosova', në kuadër të së cilës funksionon libraria “Altera” në Prizren, kanë nënshkruar një marrëveshje për ofrimin e...

Lajmet e Fundit