IPK del me 16 rekomandime për stacionin policor në Malishevë

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit lidhur me “Vlerësimin e performancës së Stacionit Policor të Malishevës”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Malishevës në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Gjakovës.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Stacioni është duke i realizuar me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e këtij Stacioni.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ – administrativ”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë 16 rekomandime, që kanë të bëjnë me pajisjen e zyrtarëve të uniformuar me veshmbathje, sprej dhe radiolidhje, përmbushjen e kuotës së orëve në trajnimet e brendshme, përfshirjen më të gjerë të zyrtarëve në ri-certifikim, trajnimin e zyrtarëve të Qendrës së Mbajtjes, mbajtjen e evidencës fizike për kundërvajtësit që rezultojnë me konfiskim të patentë shoferëve/masë mbrojtëse dhe pikë negative, dokumentimin e vizitave tek personat e kërkuar, analizimin e trendëve dhe shkaqeve të parashkrimit të urdhëresave, respektimin e hierarkisë gjatë procedimit të kallëzimeve penale, intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive, ushtrimin e kontrolleve mbi përdorimin e automjeteve, pastrimin e automjeteve, përmirësimin e kushteve në Qendër të Ndalimit, mbushjen e pajisjeve kundër zjarrit, sanimin e vështirësive lidhur me funksionimin e pajisjeve të kontraktuara (fotokopjeve).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit