3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Infeksioni i veshit te fëmijët që shpesh neglizhohet nga prindërit

Veshi është ndër organet receptore kryesore të organizmit të njeriut, përmes veshit mundësohet komunikimi i organizmit me ambientin e jashtëm, dhe mbajtja e ekuilibrit emocional dhe social.

”Në vesh janë të vendosura dhe organet e drejtpeshimi ku i mundësohet organizmit qëndrimin vertikal dhe lëvizja, këto funksione vitale të organizmit për mbijetesë”, tha otorinolaringologu Halil Cikaj.

Halil Cikaj, otorinolaringolog

Testet mbi hulumtim të prezencës së funksioneve dhe organeve të dëgjimit duhet të bëhen qysh në lindje përmes mjekut neonatolog si dhe otorinolaringolog.

“Nëse organet e dëgjimit dhe drejtepshimit janë në gjendje normale, atëherë edhe ato gjatë rritjes pësojnë ndryshime krahas pjesëve të tjera të organizmit, prandaj së pari nëna duhet të jetë vigjilente duke kushtuar kujdes në mirëmbajtje higjienike të veshit si dhe mbrojtja nga zhurma dhe tingujt shurdhues të ambientit”, shtoi ai.

Te fëmijët shpeshherë ka edhe infeksione në këtë organ, problem i cili nëse nuk mjekohet mund të rrezikojë jetën e fëmiut. Ky infeksion manifestohet me temperaturë, skuqje e dhimbje të veshit, më pastaj edhe kullim të veshit, i cili tregon fazën më të rrezikshme.

Mundësia e infeksioneve është e madhe pasi veshi është edhe në komunikim, edhe me gojën e hundën dhe sëmundja e këtyre organeve përcillen edhe me sëmundje të veshit. Për këtë arsye, këto tri organe perveç që kanë prejardhje gjenetike të përbashkëta mësohen edhe studiohen si të tilla.

Poashtu edhe pozita dhe struktura e veshit në organizëm, jep mundësinë e infeksioneve dhe lëndimeve më të shpeshta,

“Dihet se kanali i veshit nuk është i drejtë, por i lakuar dhe posa të depërton uji si dhe mbeturinat e tjera e çrregullon balancin e fluorës bakteriale normale dhe jipet mundësia për infeksion. Poashtu kanali i veshit krijon nje yndyrë e cila ka për qëllim mbajtjen në gjendje stabile dhe të pastër të kanalit te jashtëm të veshit, dhe çrregullimi i prodhimit të kësaj yndyre (cerumen), kanali bëhet i thatë dhe lëkura e hollë e kanalit pëlcet dhe si e tillë infektohet” tha Cikaj për CBC.

Ndër të tjera, Cikaj tha se infeksionet e veshit janë bakteriale, virale, parazitare, fungale etj, por janë edhe pasojë e infeksioneve të organeve tjera përreth gojës, fytit, e lëkurës.

Pasojat e mosmjekimit të hershëm janë dhimbja, kullimi i veshit, pëlcitja e mebranës (daulles) së veshit, pastaj komunikimi i veshit të mesëm me ambientin e jashtëm, ku jep mundësinë e infeksioneve shpesh, si pasojë shkatërrimi i kockave të dëgjimt dhe përfundimit, humbja e të dëgjuarit, dhe futja e organizmit në invaliditet të rëndë, por edhe humbja e kontaktit social dhe përcjellë në fund edhe me psikoza të rënda,

Por nga infeksionet e rënda mund të pasojë dhe vdekja, pasi që veshi mund të rëndojë edhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Otorinolaringologu Cikaj tregoi për CBC gjithashtu edhe simptomat e infeksionit të veshit, të cilat janë si vijon:

  • Skuqja e veshit
  • Temperatura
  • Dhimbja
  • Kullimi i veshit
  • Çrregullimi i dëgjimit
  • Vaji i fëmijës i pasqaruar
  • Çrregullimi i gjumit

Kurse shkaktarët e infeksionit janë:

  • Bakteriet
  • Viruset
  • Parazitët
  • Këpurdhat ose Funget
  • Trupat e huaj në kanal (pambuku, letra, insekte, kikirikat, kokrrat e misrit, bateritë e vogla ose pjesë të lodrave).

Kurse për hapat e parë të trajtimit duhet të vërehet gjendja e veshit nëse ka ndonjë ndryshim, si në lëkurë të veshit apo nëse ka skuqje. Otorinolaringologu tha se duhet të bëhet palpacion veshi para kanalit, pas veshit dhe poshtë veshit, në rast se fëmija reagon në shtypje të gishtit aty (palpicion) mund të ngriten dyshime për dhimbjen e veshit.

Në rastet kur një problem i tillë shëndetësore paraqitet te fëmija që nuk mundësohet vizita te doktori, ajo çka duhet të bëhet sipas këshillave të Dr. Cikajt në kushte shtëpiake, veshi mund të mbulohet me leckë të lagur, me çaj kamomil, dhe mund të pastrohet lehtë me shkop pambuku.

“Nëse fëmiu nuk ka qetësi dhe ka dhimbje, mos humbni kohë, shpejt paraqituni te mjeku, para se të fillojë kullimi i veshit, sepse nëse kullon, atëherë dhimbja pushon, kurse ju shtyni vizitën te mjeku, por ky është rreziku sepse fëmiu juaj shkon në drejtim të pasojave serioze të sëmundjeve të veshit” tha Cikaj për CBC.

Specialisti rekomandoi që fëmijëve t’u jipet shirup analgjetik nëse keni pranë vetes ose tableta, por gjithashtu rekomandon të mos harrohen kontrollet te mjeku specialist.

Megjithëse ai përmendi disa forma të trajtimit shtëpiak, sipas tij ky trajtim nuk preferohet, sepse zakonisht sëmundjet e veshit janë të rënda dhe trajtimi i tyre duhet të jetë trajtim profesional.

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit