36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Inspektorati i Malishevës njofton pronarët e lokaleve se nuk lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të gjithë pronarët e lokaleve hoteliere, apo sektorin e gastronomisë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës, e ndalon punën e tyre nga ora 21:00-05:00, e me këtë ndalohet edhe organizimi i dasmave apo ahengjeve në të gjitha sallat apo lokalet hoteliere.

“Bazuar në vendimin 01/10 të datës 05.07.2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndalohet puna e sektorit të gastronomisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, nga ora 21:00 deri në ora 05:00, ndërsa jashtë këtij orari, puna lejohet në lokale që kanë hapësirë të jashtme, dhe shërbimi “merr me vete”, pra brenda lokaleve nuk lejohet ushtrimi i veprimtarisë, deri në një njoftim tjetër, dhe rrjedhimisht me këtë ndalohet edhe organizimi i dasmave dhe ahengjeve”, ka bërë drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati.

Kastrati, ju bën thirrje të gjithë pronarëve të sektorit të gastronomisë, që të zbatojnë këto masa dhe vendime qeveritare, pasi këto vendime kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës, dha janë vendimet janë marrë në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, është obligim i të gjithëve, andaj ne si inspektorat jemi të detyruar të zbatojmë ligjet në fuqi, për marrjen e masave ndaj atyre që nuk i zbatojnë këto vendime”, ka njoftuar drejtori Kastrati.

“Qytetarë të nderuar, ne jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha masat dhe vendimet, me qëllimin e vetëm, të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, prandaj, të jemi të durueshëm dhe të gjithë së bashku, ti ndihmojmë edhe sektorin e shëndetësisë dhe të gjitha organet tjera të sigurisë, që ta kalojmë këtë pandemi, duke e ruajtur shëndetin e popullatës, të afërmit dhe familjet tona”, tha Kastrati, duke ju bërë thirrje të gjithëve, për zbatimin e masave dhe vendimeve për luftimin dhe parandalimin e COVID-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit